Tuesday, December 11, 2012

“ARKEOS”, FINANCIM I KOMUNITETIT EUROPIAN DHE JO I BASHKISE FIER

Duke marrë shkas nga deklarata të lëshuara nga institucione dhe parti politike në lidhje me abuzimin me fondet publike, se gjoja ato janë keqpërdorur me projekte kulturore, ndër to ARKEOS, Bashkia Fier informon gjithë komunitetin fierak e me gjerë se:

ARKEOS është projekt i financuar tërësisht nga fonde të Komunitetit Europian. N
e jemi krenar që ky projekt zgjodhi si alternativë vetëm Bashkinë e Fierit, duke e vlerësuar qytetin tonë si kryeqendër të kulturës.

Le të vijë dikush e të thotë që gjatë vitit 2012 ky projekt mori qoftë edhe një lek nga Bashkia Fier, kur, kësaj bashkie, Ministria e Financave i ka bllokuar prej kohësh gjithë buxhetin, duke e paralizuar gjithë aktivitetin financiar të saj.

Nuk është dinjitoze për asnjë institucion apo parti politike, mungesa e informacionit për një projekt kaq madhor që erdhi në Fier si sponsorizim i Komunitetit Europian, I cili për më shumë se një muaj solli në Apoloni qindra artistë nga e gjithë bota.

Tërhiqen ujërat e lumit Gjanica, nis puna për verifikimin e dëmeve

Një ditë pas përmbytjeve nga lumi Gjanica specialistët e grupit të emergjencave pranë Bashkisë Fier kanë nisur të evidentojnë të gjitha banesat e përmbytura si dhe kanë nisur të bëjnë verifikimin e dëmeve.
Sic sqaron shefi i emergjencave pranë Bashkisë Fier, Edmond Levanaj, situata sot paraqitet e qetë, por sepcialistët po vijoj
në punën për pastrimin e mbetjeve të përmbytjes si dhe për verifikimin e familjeve dhe bizneseve të prekura.

“Janë afërsisht 50 banesa e njësi tregtare të prekura. Ne po vijojmë punën në terren duke parë cdo familje të prekur. Do të vijojmë me këtë procedura deri në përfundimin e të gjitha rasteve të prekura. Ndërkohë aty ku duhet kemi ndërhyrë me mjetet për pastrimin e rrugëve apo hapësira pranë banesave. Fakti që këto ndërtime janë informale na e ka bërë më të vështirë punën pasi disa ajnë të ngritura në shtratin e lumit. Megjithatë ne do të vijojmë të jemi pranë banorëve për kërkesat që ata mund të kenë”, -ka vijuar ndër të tjera Levanaj.

Lumi Gjanicë prej vitesh është bërë një shqetësim qytetar dhe institucional, por ndërsa janë tashmë gati studimet për rehabilitimin e gjithë shtratit të lumit, mungojnë fondet për të nisur puna konkrete.

Vetëm një ditë më parë përfaqësues të Bashkisë Fier deklaruan se bashkia ka në dorë dy studime të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me sistemimin dhe pastrimin e lumit Gjanica, ndërsa u shprehën se fondet që kërkohen për ta rehabilituar këtë lum, shkojnë më tej se sa mundësitë që ka një bashki. Vetëm sistemimi i lumit kërkon 35 milion euro, ndërsa 7 milion euro i kërkon vetëm pastrimi i shtratit të tij, pra shuma që bashkia nuk i përballon dot. Kjo e fundit deklaron se ka kërkuar nga qeveria shqiptare ndihmë për këtë investim, por si përgjigje kanë marrë vetëm heshtje.

Lumi Gjanica, peng i qeverise. Ne kemi gati studimet, por nuk mund të mbulojmë shumën prej 42 milion euro që kërkon rehabilitimi i tij.

Situata me prurjet e shumta të lumit Gjanicë ka bërë që gjatë orëve të natës një grup pune i udhëhequr nga kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj të vihet në ndihmë të lagjeve të prekura. Bashkia Fier, bën me dije të gjithë opinionin publik se do të vazhdojë t

ë ndihmojë banorët e prekur nga përmbyjet, ndërsa edhe njëherë po ju kujtojëmë se për të parandaluar këto situata, kemi bërë një punë të vazhdueshme në hartimin e studimeve të mirëfillta. Prej disa kohësh Bashkia ka në dorë dy studime të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me sistemimin dhe pastrimin e lumit Gjanica, një problem i të gjithëve tashmë. Por , po ashtu ju kujtojmë se fondet që kërkohen për ta rehabilituar këtë lum shkojnë më tej se sa mundësitë që ka një bashki. Vetëm sistemimi i lumit kërkon 35 milion euro, ndërsa 7 milion euro i kërkon vetëm pastrimi i shtratit të tij, pra shuma që bashkia pa qeverinë nuk i përballon dot. Kemi kërkuar nga qeveria shqiptare përherë që të na jap një ndihmë për sistemimin e Gjanicës, por ata asnjëherë nuk i kanë marrë parasysh kërkesat tona, duke e neglizhuar problemin si të parëndësishëm.

Në të njëjtën kohë, paralel me këtë, ne kemi ndërhyrë të gjejmë mundësi nga donatorë të huaj. E kemi bërë prezent problemin e Gjanicës edhe në Parlamentin Europian, ndërsa kemi kërkuar nga ambasadorja gjermane të na sigurojë një zgjidhje për lumin në fjalë.

Ne duam tu themi qytetarëve të prekur se do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre për cdo ndihmë që do të varet nga Bashkia Fier, ndërsa duam tu japim një përgjigje deklaratave spekullative që thonë se me fondet e Bashkisë është abuzuar. Asnjëherë Bashkia Fier nuk është penalizuar në kontrollet e ushtruara herë pas here, si nga Kontrolli i Kryeministrit, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe as nga Auditi i Prefekturës Fier.

Përballë situatës emergjente të lumit Gjanica, Bashkia Fier fton të gjithë faktorët politikë e shoqërorë të ofrojnë alternativat e tyre për rehabilitimin e Gjanicës, për të kërkuar sa më parë financimin e projektit të rehabilitimit të Gjanicës, qoftë pranë qeverisë apo edhe mekanizmave financiare ndërkombëtare. Kjo është ajo për të cilën qytetarët kanë nevojë, e jo për deklarata të pavlera për të përfituar politikisht!

Saturday, December 8, 2012

Ja se cfarë ndodh me bursat e studentëve në Fier. Nga 48 bursa që ka kërkuar Bashkia Fier, DAR akordon vetëm 10.

Akordimi i cunguar i bursave për studentët e Fierit nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Drejtorisë Arsimore të Bashkisë Fier. Në një konferencë për shtyp, specialistja e kësaj drejtorie, Adriana Mile ka deklaruar se janë 48 studentë ata që

përfitojnë në mënyrë kategorike të trajtohen me bursë, pasi disa janë shpallur studentët më të mirë nga Matura Shtetërore si dhe një pjesë e tyre plotësojnë kriteret e përcaktuara në VKM.
“Ne i kemi bërë një kërkesë për shtesë bursash DAR,Fier si dhe ja kemi nisur për dijeni edhe kryeministrit Berisha. Në kërkesën tonë zyrtare bëhen të qarta të gjitha kategoritë që përfitojnë dhe duhet ët trajtohen në mënyrë kategorike me bursa, pasi; 28 studentë që vijnë nga familje me përkrahje sociale, 15 studentë të tjerë që kanë si burim të ardhurash pensione familjare dhe invaliditeti, 4 studentë janë çertifikuar nga MASH “Më të mirët e Maturës Shtetërore 2013”, 1 student është fëmijë i një prindi të rënë në krye të detyrës me statusin “Dëshmor i Atdheut”. Në këtë listim, nuk janë përfshirë aplikantët e tjerë, të cilët kanë të ardhura nga punësimi në sektorin privat apo dhe sektorin shtetëror, por që plotësojnë kushtet e përfitimit të bursës ose gjysmë bursës”, -ka vijuar Mile.

Sipas saj, në kushtet kur Bashkisë Fier i janë akorduar vetëm 10 bursa, Këshilli Bashkiak e ka të vështirë të bëjë një shpërndarje të drejtë e ligjore të bursave.
“Me qëllim mosdiskriminin e studentëve që kanë të drejtën e tyre për të përfituar bursë, kërkojmë një shtesë tjetër të arsyeshme bursash në një kohë sa më të shpejt duke qenë se afati përfundimtar i miratimit të bursave në Këshillin Bashkiak sipas VKM, është data 25 dhjetor”, - ka vijuar më tej Mile.

PER ATDHE E PER FLAMUR 100-vjetori i Pavarësisë, festë edhe në Fier

Photo: PER ATDHE  E PER FLAMUR 
100-vjetori i Pavarësisë, festë edhe në Fier

Pas inaugurimit në mënyrë madhështore të globit-botë “Europa Plaza”,  Bashkia e qytetit të Fierit kishte rezervuar një mori aktivitetesh me vlera kulturore, historike, e që përçuan tek qytetarët jo vetëm emocion, por edhe krenarinë kombëtare. 
Për ATDHE e për FLAMUR, do të ishte titulluar koncerti i madh në Teatrin “Bylis” në vigjilje të Festës së Madhe të Kombit shqiptar. I konceptuar si një simbolikë  domethënëse koncerti solli me vete tinguj dhe zëra gjithëpërfshirës. Këngëtarë të njohur e më pak të njohur. Të rinj e reja, miq e të ftuar, nën shoqërinë e interpretimeve të aktorëve të Teatrit “Bylis” i dhanë kësaj dite të tjera dimensione, duke e klasifikuar si një nga ditët që do të gdhendet në memorien e shqiptarëve. 
Po ashtu në këto ditë të “nxehta” festimesh do të mbetej e paharruar ardhja e mysafirëve nga Struga e Kosova , të cilët në një udhëtim të vetëm, na sollën figura me të cilat kombi ynë krenohet, si; Ismail Qemali, Skënderbeu e Adem Jashari. Do të ishet kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, ai që do t’i priste “delegatët” në qytetin myzeqar, qytet që edhe 100 vite më parë u bë pragu për të kaluar në Pavarësinë e Madhe. 
Ritmi i festimeve do të ndalej edhe tek dokumentarët: Kryekënga e kombit, me një historik  mbi himnin kombëtar, sjellë me mjeshtëri nga Petrit Ruka dhe Piro Milkani, për të vijuar me dokumentarin historik “Fieri dhe Pavarësia” që mbante autorësinë e Nuri Plakut dhe të Arben Velos. Këta dokumentarë, secili me të vecantën e vetë, rrëfyen të tjera detaje për qytetarët, gjë që plotësoi dekorin e  njohurive të tyre mbi atë që është bërë ndër vite, për të fituar krenarinë tonë kombëtare, lirinë e pavarësinë tonë.
Bashkia Fier  përvec anagzhimit të vlerave artistike e performancave më të mira të cdo shkolle, mbajti të ndezur edhe tingujt patriotik nëpërmjet Bandës Frymore të qytetit, vallen myzeqare nëpërmjet Ansamblit “Myzeqeja”, apo edhe këngët e cdo treve nëpërmjet grupit polifonik “Bashkimi i trevave”. 

Ngritja e flamurit në mënyre simbolike pranë bustit të Tonc Kilicës do të bëhej në orën 09.00  nga kryebashkiaku, ku do të merrnin pjesë qindra qytetarë fierakë si dhe përfaqësues ët organizmave të ndryshme.

Por në këtë atmosferë nuk kishte se si të mbetej jashtë vëmendjes edhe data 29 nëntor, 68-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Në këtë ditë të shënuar u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në nderim të të rënëve për atdhe. Festimet e nisura qysh më datën  01 nëntor, do të përmbylleshin me operën e Rossinit “Berberi i Seviljes”, që u dha në Teatrin “Bylis” mbrëmjen e 29 nëntorit.

Duke nisur që nga data 01.11.2012 qyteti i Fierit do të fitonte zhurmën e një qyteti që di t’u dedikohet festave. Cdo ditë , përvec ngjyrave kuq e zi, simboleve kombëtare e flamujve në dekor, nuk do të mungonte edhe ritmi festiv me tingujt e zërave rinor, vogëlushëve të kopshtit apo edhe këngëtarëve të tjerë, të cilët festuan të gjithë së bashku për të gëzuar në këtë 100- vjetor të  Pavarësisë. 
 Pas inaugurimit në mënyrë madhështore të globit-botë “Europa Plaza”, Bashkia e qytetit të Fierit kishte rezervuar një mori aktivitetesh me vlera kulturore, historike, e
që përçuan tek qytetarët jo vetëm emocion, por edhe krenarinë kombëtare.

100- vjetori i Pavarësisë, festë madhështore në qytetin e Fierit. Inaugurohet vepra kushtuar aspiratës avropiane “Europa Plaza”

Fieri në festë. Inaugurimi i “Europa Plaza” ka zbritur në qytetin e Fierit ambasadorin e Bashkimit Europian në tiranë Ettore Sequi, ambasadorin e OSBE Eugen Wollfarth, ambasadorin austriak të akredituar në vendin tonë, Florian Raunig, kryetarin e Partisë Socialiste, E

di Rama, eurodeputetin Jozef Weindenholzer, deputetë të PS për Qarkun Fier, kryetarët e bashkive Sarandë e Durrës e shumë personalitete të fushave të ndryshme si prof. Përparim Kabo etj. Ndërkohë që, sheshi përpara bustit të Tonc Kilicës ishte mbushur si rrallë ndonjëherë nga qytetarët fierakë.

Në një pritje të ngrohtë dhe miqësore, kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, i ka akomoduar fillimisht miqtë në mjediset e bashkisë, për t’u zhvendosur më pas në mjediset e sheshit, për të bërë edhe inaugurimin e veprës artistike “Europa Plaza”. Në praninë e qytetarëve të shumtë, ideatori dhe projektuesi i kësaj vepre, Fate Velaj ka bërë edhe hapjen e ceremonisë festive, duke falenderuar të pranishmit, ndërsa ka bërë edhe një rezyme të asaj që përfaqëson “Europa Plaza” për Fierin dhe për të gjithë Shqipërinë.
Më pas kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, duke vlerësuar këtë vepër të vecantë ka falenderuar të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj ceremonie, një ndër më të rëndësishmet në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Zeqaj ka theksuar se tashmë Fieri është një urë bashkëpunimi me eurodeputë dhe me Europën.
Të pranishmit i kanë përshëndetur edhe ambasadorët Sequi, Rauning dhe Wollfath, duke theksuar se ky shesh nuk është vetëm simbol i Fierit, por një simbol i të gjithë shqiptarëve.

“Të jesh pjesë e Bashkimit Europian do të thotë të kesh një lidhje shpirtërore me të. Prandaj themi që Fieri ka të dokumentuar tashmë këtë lidhje të fuqishme”, -u shprehën ndër të tjera ambasadorët.

Kjo vepër është një dhuratë për qytetin e Fierit nga firma prestigjoze Alb-Star, e cila ka patur investimin dhe përkushtimin disa mujor edhe të presidentit të saj Sadik Ismailaj deri në përfundimin dhe vendosjen e saj .

“Kjo është një dhuratë që i bëhet sot qytetit të Fierit, e cili përherë e ka merituar të jetë pjesë e Bashkimit Europian, jo vetëm si gjeografi. Unë shpresoj dhe kam bindjen që kjo emblemë do të jetë një ogur i mirë për marrjen e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë”,- ka vijuar midis të tjerash Ismailaj.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij veçoi punën e bërë për këtë projekt nga Fate Velaj, duke e cilësuar punën e këtij të fundit si një vepër realiste dhe kontemporane. Rama tha se Fieri dhe Europa janë dy fjalë që janë bashkuar shumë kohët e fundit, dhe kjo falë punës dhe përkushtimi të kryebashkiakut Baftjar Zeqaj. Kjo vepër, sipas tij, është simboli i Shqipërisë Europiane.

Fjalën e fundit në këtë ceremoni i mbajti deputeti Albert Çaçi. Ky i fundit theksoi se ky 100- vjetor e gjen Fierin, qytetin simbol të Myzeqesë, me pranë Europës dhe europianëve.

Kujtojmë se projekti “Europa Plaza” konsiston në idenë e kthimit të një sheshi qendror të qytetit në një shesh, kushtuar të ardhmes europiane të qytetit dhe në këtë kontekst të gjithë Shqipërisë. “Europa Plaza“ është konceptuar si një vepër monumentale arti, ku në qendër është një një botë-glob, 11 m e lartë dhe diametër 7 m në masiv hekuri.

Ambasadorët, konferencë me temë “EU- between me and you”.

Pas inagurimit të “Europa Plaza “ në sallën e Teatrit “Bylis” u zhvillua konferenca me temë: “EU- between me and you”. Ka qenë Fate Velaj, i cili ka drejtuar këtë konferencë. Fillimisht u shfaq edhe përshëndetja në videomesazh i Hanes Zvoboda, i cili për shkak të angazhimeve nuk mori pjesë në inaugurimin e “Europa Plazza”. Diskutimet m
e panelin e ambasadorëve Sequi, Wollfarth dhe Raunig, si dhe kryetarin e Bashkisë Fier Zeqaj, eurodeputetin Weindenholzer dhe prof. Përparim Kabo u vërtitën mbi të ardhmen e vendit tonë në Evropë, problemet, cështjet e ndryshme politike e sociale që e pengojnë Shqipërinë etj. Në këtë konferencë pati bashkëbisedime me shumë qytetarë të Fierit, të cilët bënë pyetje për të pranishmit.