Saturday, December 8, 2012

MBLIDHET KESHILLI I BASHKISE, NDEROHEN EMRAT E PATRIOTEVE E FIRMETAREVE TE PAVARESISE.



Në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë, Këshilli i Bashkisë Fier ka vendosur të nderojë me titullin “Nderi i Qytetit” , disa emra të njohur, patriotë, kontributorë dhe firmëtarë të Pavarësisë.
Kështu, këshilltarët kanë miratuar t’i japin Jani Mingës, titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivac
ionin: “Figurë përfaqësuese, intelektual dhe personalitet i spikatur për veprimtari atdhetare e patriotike, firmëtar i aktit të shpalljes së Pavarësisë”.

Sami Omer Vrioni merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Figurë përfaqësuese, intelektual dhe personalitet i spikatur për veprimtari atdhetare e patriotike, delegat i Fierit në Kuvendin e Vlorës. Kryetari i parë i Bashkisë Fier”.

Hajredin Kahreman Cakrani merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Figurë përfaqësuese, intelektual dhe personalitet i spikatur për veprimtari atdhetare e patriotike, firmëtar i aktit të shpalljes së Pavarësisë.

Kristo Frashëri merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Figurë përfaqësuese, intelektual dhe personalitet i spikatur, historian dhe dijetar.

Spiro Papa merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Si figurë qendrore e politikës shqiptare, si përfaqësues i Fierit në vitet 1920-1935, intelektual dhe personalitet i spikatur për veprimtari atdhetare e patriotike.

TITUJ EDHE PER DISA EURODEPUTETE

Po ashtu, për mbështetje në proceset e integrimit, Këshilli i Bashkisë së qytetit të Fierit ka akorduar tituj nderi për disa europarlamentarë, të cilët kanë dhënë kontribut në ndërtimin e institucioneve europiane apo edhe në rrugën e procesit integrues të Shqipërisë ne BE.

Ata janë: Miguel Angel Martinez zv/President i Parlamentit Evropian merr titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit,me motivacionin: “Për merita të veçanta dhe ndihmesën e paçmuar në ndërtimin e institucioneve Europiane si dhe transmetimin e vlerave më të mira të civilizimit, lirisë e demokracisë. Për ndihmesën e dhënë Shqipërisë kur ka qenë President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”.

Eduart Kukan, President i Komisionit për Europën Juglindore merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit me motivacionin “ Për merita të veçanta dhe punën e palodhur në transmetimin e vlerave unike të Europës së Bashkuar në juglindje të kontinentit si dhe ndihmesën e dhënë Shqipërisë në hapat e saj drejt integrimit europian”

Josef Weidenholzer merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit te Fierit, me motivacionin: “Për merita të veçanta në forcimin e shoqërisë civile europiane në rolin e tij si President i Solidar Internacional, e cila ka dhënë një ndihmesë të madhe në juglindje të Europës, Kosovë e Shqipëri, por edhe në funksionin e tij si eurodeputet, në mbështetje të ëndrrave shqiptare në rrugën e integrimit europian

No comments:

Post a Comment