Wednesday, November 21, 2012

Së shpejti në Fier, impianti i përpunimit të mbetjeve nga i cili përfitohet energji e rinovueshme




Kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj ka pritur sot në një takim përfaqësues të firmës italiane  dhe asaj amerikane,  të cilat po angazhohen për implementimin e  procesit të menaxhimit të mbetjeve urbane nëpërmjet përpunimit për përfitimin e energjisë së rinovueshme. Investitorët amerikanë kanë vlerësuar Fierin si një vend potencial për të gjetur zbatim kjo praktikë, e para në Shqipëri. Sipas prezantimit të bërë nga investitorët, në fushën aktuale të mbetjeve urbane në një hapësirë prej 2 ha, pritet të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve, i cili shumë shpejt, përvecëse do të bëjë të mundur përfitimin e energjisë, do t’i sjellë edhe  një ambient më të pastër  edhe qytetit.
“Ne jemi të nderuar që këtë projekt do ta zbatojmë për herë të parë në Fier. Do të ndërtojmë impiantin dhe pastaj gjithcka do të kalojë në disa faza. Qytetarëve nuk do t’u kërkohet që t’i ndajnë mbetjet, pasi vetë ky impiant mundet që t’i ndajë, ndërsa më vonë të gjitha këto mbetje  do të coptohen, do të digjen në temperatura  të larta dhe pas këtij procesi bëhet i mundur përfitimi i energjisë. Lënda që mbetet është në formë të ngurtë, pra inert i vogël që mund të përdoret edhe në shtrimin e  rrugëve. Duam të bëjmëme dije se me më këtë procedurë nuk do të fitojë vetëm Fieri, por gjithë rajoni.”, -kanë thënë përfaqësuesit e firmës investuese.

Kryetari i Bashkisë Fier ka thënë se për të  patur sa më shumë transparencë në këtë proces, do të kërkojë ngritjen e një grupi pune me përfaqësues nga komuniteti, specialistë të mjedisit si dhe specialistë të shëndetësisë.
“Ne i mirëpresim nisma të tilla, por për tëpunuar në mënyrë transparente, do të ngremë një grup pune me specialistët përkatës nga shëndetësia, mjedisi apo edhe qytetarë, të cilët do të jenë të informuar për gjithcka që ndodh”, -ka vijuar ndër të tjera Zeqaj.
Ky proces parashikon transformimin e mbeturinave urbane në një gaz të djegshëm të quajtur Syngas, gazi sindetik, që përbëhet nga monoksid karboni dhe hidrogjen si dhe një masë e ngurtë që në terma teknik quhet char, material që mbetet pas avullimit të gazit të lehtë. Në vetvete kjo masë e ngurtë, pra char-i, është e djegshme në 95% të masës së saj dhe mund të përfitohet energji termike e vazhdueshme. Kujtojmë se ky projekt nuk do të jap impakt pozitiv vetëm në Fier, por në të gjithë rajonin, pasi kapaciteti i impiantit është 10 mijë tonë metrik. Diegia e këtij gazi nuk ka asnjë ndikim mbi ambientin. Kjo ndodh për shkak të diegies së hidrogjenit dhe metanit, i cili krijon gazra, kryesisht të përbëra nga avuj uji. CO2 i çliruar e ka prejardhjen nga përbërësit bioorganik të mbeturinave urbane dhe nuk ka ndikim në shtimin e asaj që  quhet“gas serra”.  Projekti finacohet nga amerikanët, të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen me qeverinë shqiptare. Kompania ka marrë po ashtu certifikatën TUV që vërteton se ka garanci që ky proces do të ketë  ndikimin zero  në mjedis.

No comments:

Post a Comment