Pas një pauze të gjatë rreth 20 vjecare këngëtarja fierake
Brunilda Sota (Hoxha) i rikthehet skenës së qytetit të vetë, që e rriti dhe
ushqeu artistikisht. Për dy net me radhë ajo interpretoi për publikun fierak
rreth 28 këngë të ndryshme, të përzgjedhura posacërisht për këtë publik. Emocionet,
vuajtjet e mungesës së gjatë, brengën dhe mallin për vendlindjen, Bruna i
prezantoi që në momentin e parë, qëkurëse e titulloi këtë koncert ”Malli për Atdheun”.
Koncerti shënoi një sukses të dukshëm dhe u prit me mjaft ngrohtësi nga
publiku që për dy net e ndoqi dhe përcolli me shumë duartrokitje. Vetë Brunilda
falënderoi publikun fierak dhe e quajti këtë koncert si një pikë referimi për
ta mbajtur atë më afër me publikun fierak.
No comments:
Post a Comment