Në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë, Këshilli i
Bashkisë Fier ka vendosur të nderojë me titullin “Nderi i Qytetit” , disa emra të njohur, patriotë, kontributorë
dhe firmëtarë të Pavarësisë.
Kështu, këshilltarët kanë miratuar t’i japin Jani Mingës, titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Figurë përfaqësuese,
intelektual dhe personalitet i
spikatur për
veprimtari atdhetare e
patriotike, firmëtar i
aktit të shpalljes së Pavarësisë”.
Sami Omer Vrioni merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Figurë përfaqësuese,
intelektual dhe personalitet i
spikatur për
veprimtari atdhetare e
patriotike, delegat i Fierit në Kuvendin e Vlorës. Kryetari i parë i
Bashkisë Fier”.
Hajredin Kahreman Cakrani merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Figurë përfaqësuese,
intelektual dhe personalitet i
spikatur për
veprimtari atdhetare e
patriotike, firmëtar i
aktit të shpalljes së Pavarësisë.
Kristo Frashëri merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Figurë përfaqësuese,
intelektual dhe personalitet i
spikatur, historian dhe
dijetar.
Spiro Papa merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Si figurë qendrore e
politikës shqiptare, si përfaqësues i Fierit në vitet 1920-1935, intelektual dhe personalitet i spikatur për veprimtari atdhetare e patriotike.
Ata janë: Miguel Angel Martinez zv/President i Parlamentit
Evropian merr titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Për merita të
veçanta dhe ndihmesën e paçmuar në ndërtimin e institucioneve Europiane si dhe
transmetimin e vlerave më të mira të civilizimit, lirisë e demokracisë. Për
ndihmesën e dhënë Shqipërisë kur ka qenë President i Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Europës”.
Eduart Kukan, President i Komisionit për Europën Juglindore
merr titullin “ Qytetar
Nderi” i qytetit të
Fierit me motivacionin “ Për merita të veçanta dhe punën e palodhur në
transmetimin e vlerave unike të Europës së Bashkuar në juglindje të kontinentit
si dhe ndihmesën e dhënë Shqipërisë në hapat e saj drejt integrimit europian”
Josef Ëeidenholzer merr titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit te Fierit, me motivacionin: “Për merita të
veçanta në forcimin e shoqërisë civile europiane në rolin e tij si President i
Solidar Internacional, e cila ka dhënë një ndihmesë të madhe në juglindje të
Europës, Kosovë e Shqipëri, por edhe në funksionin e tij si eurodeputet, në mbështetje
të ëndrrave shqiptare në rrugën e integrimit europian.
No comments:
Post a Comment