Friday, November 2, 2012

Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë Fier





Këshilli i Bashkisë Fier ka arritur që pas shumë mbledhjesh të munguara, të zhbllokojë aktivitetin e vet për t’iu rikthyer funksionimit normal. Në mbledhjen e radhës, që u drejtua nga kryetarja e Këshillit Donika Jorgaqi, e njohur tashmë edhe nga pala tjetër, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, arriti të miratojë disa projekte dhe investime me rëndësi për zhvillimin e qytetit, ndërsa miratoi, po ashtu, edhe projekt-programin buxhetor afatmesëm 2013-2015.

Kështu, fillimisht u kryen procedurat ligjore për heqjen e mandateve të dy këshilltarëve që janë tërhequr nga ky post, për t’ua dhënë atë dy këshilltarëve të tjerë në listën e partive përkatëse. Në këtë mënyrë, u hoq këshilltari I PDIU, Pajtim Nuraj dhe në vend të tij u vendos  Bardhyl Fejzaj dhe më pas  u hoq mandati i këshilltarit të PS, Xhevit Bushaj dhe në vend të tij u mandatua mjeku Dhimitër Dhamo.

Pas kësaj, referuar rendit të ditës u zgjodh edhe sekretari i Këshillit të Bashkisë, vend i cili kishte mbetur vacant pas përfundimit të mandatit të ish-sekretarit të mëparshëm, Nikolla Thomai. Pas votimit, me shumicë votash fitoi Xhevit Bushaj, që ishte kandidatura e vetme e propozuar.

Por, konsensusi mes të djathtës dhe së majtës në Këshillin Bashkiak, i munguar prej kohësh, duket se u rigjet edhe për shumë projekte në favor të zhvillimit të qytetit të Fierit.


Pa debate u kaluan projekt-vendimet e mëposhtme:

* Projekt-Vendim - Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajt tetor, nëntor, dhjetor 2012;

* Projekt-Vendim- Për pranimin në Shtëpinë e të Moshuarve Fier;

*Projekt-Vendim -Për lejimin e ndërtimit të ambienteve sportive, parqeve, gjelbërimit,      parkingjeve dhe këndeve të çlodhjes, rrugë, trotuare, sipas studimit urbanistik të miratuar me  Vendimin e KRRT nr. 09, date 28/09/2010 nga Shoqëria Elkos shpk, në Zonën e Lagjes “Bishanakë” Fier;

* Projekt-Vendim -Mbi miratimin e projekt-programit buxhetor afatmesëm 2013-2015;

* Projekt-Vendim- Mbi disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.65, datë 20.12.2011 “Për hartimin e buxhetit të Bashkisë Fier për vitin 2012”;

* Projekt-Vendim- Për miratimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për leje punimesh pranë Drejtorisë së Urbanistikës  dhe Planifikimit të Territorit në Bashkinë Fier;

* Projekt-Vendim-Për miratimin e shtesave të pronave në listën përfundimtare të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohen të transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Fier;
* Projekt-Vendim-Për nxjerrjen jashtë përdorimit të vlerave materiale të aparatit të bashkisë dhe institucioneve vartëse për vitin 2011;

* Projekt-Vendim-Për ndryshim emërtimi nga “Ndërrmarrja Komunale Fier” në “Ndërrmarrje të Shërbimeve Publike Fier”;

* Projekt-Vendim-Për miratimin e listës emërore të kredisë;

* Projekt-Vendim-Për privatizimin e godinës së depos së farërave në Fier;


Në të njëjtën kohë u dha informacion përpara këshilltarëve për:

-Informacion për ndërtimin e impiantit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane nëpërmjet metodës së pirolizës;
- Analiza mbi realizimin e detyrave dhe treguesve ekonomiko- financiarë të Bashkisë Fier, të  planifikuara për periudhën 01.01.2012 – 31.07.2012;
- Informacion mbi ecurinë e procesit për ndërtimin e Pallatit të Sportit të lojërave me dorë;
- Informacion nga Ndërrmarrja e Ujësjellës Kanalizime sha, Fier;


Të ndryshme:

- Ankesa nga qytetarët për procesin e shpërndarjes së banesave sociale;
- Kërkese nga OJQ “Stop Smoking Fier” për ngritjen e një qendre antiduhan jashtë territorit të shkollës 9-vjecare “Andon Xoxa”, Fier;
-Ratifikimi i marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkisë Fier dhe UNDP për barazinë gjinore;
-Kërkesë nga këshilltarë, biznese dhe qytetarë për kthimin e një pjese të bulevardit kryesor në rrugë pedonale, e cila u la për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës, pasi këshilltarët kërkuan një projekt konkret;
-Kërkesë për ndihmë ekonomike nga qytetari S.XH

No comments:

Post a Comment