Në kuadër të nismës për rritjen e sipërfaqes së gjelbëruar, në qytetin e
Fierit janë mbjellë 100 pemë, të cilat simbolizojnë 100 vitet, që nga data e
shpalljes së Pavarësisë. Kryebashkiaku Baftjar Zeqaj, i cili mbolli pemën e pare
u shpreh se projektet e bashkisë nuk shtrihen vetëm në rikonstruksionin e
rrugëve, në përmirësimin e infrastrukturës, turizmit dhe sporteve, por edhe në
mjedis. Në shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe krijimin e lulishteve dhe
parqeve të reja për të gjitha moshat.
“Ambietet e gjelbëruara nuk janë thjeshtë pasqyra estetike e qytetit, por
edhe mushkritë natyrale, laboratori filtrues. Ndaj ne do të shfrytëzojmë të
gjitha mundësitë dhe hapësirat për shtimin e numrit të pemëve të mbjella
dhe mirëmbajtjen e atyre ekzistuese”,-u shpreh Zeqaj.
Sipas tij, mbjellja e këtyre 100 pemëve është pikënisja e projektit për
shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara në Fier. Ndërmarrja e Gjelbërimit ka bërë
një plan studimi, ku janë pasqyruar të gjitha hapësirat e lira, sheshet para
pallateve dhe shtrati i lumit Gjanica, për t’u mbjellë gjatë muajit dhjetor me
drurë dekorativ.
“Kemi gjetur edhe firmat dhe bizneset, të
cilat do të kontriubojnë në gjelbërimin e qytetit”,-ka vijuar kryebashkiaku i Fierit.
No comments:
Post a Comment