Kryebashkiaku Baftjar Zeqaj priti fëmijët e dancit
sportiv me drejtuese Nina bano, ndërsa këta të fundit i bënë edhe dorëzimin e
kupës. Zeqaj i përgëzoi dhe u shprehu mbështetje morale dhe financiare vogëlushëve
talente, për të vazhduar rrugën e bukur të artit. “Është detyra e bashkisë që të krijojë
kushte sa më lehtësuese dhe të favorshme për talented e të gjitha fushave. Fëmijët janë fytyra e
ardhshme e shoqërisë, ndaj duhet të investojmë për ta”,-u shpreh ndër të tjera Zeqaj.Prej 4 vjetësh në Akademinë Sportive është
ngritur grupi i dancit sportiv me fëmijë të moshave mbi 6 vjec. Grupi ka
thithur fëmijët më të talentuar dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete
artistike kombëtare e ndërkombëtare. Krahas sukseseve të shumta në
festivalet e ndryshme lokale për fëmijë,”Lulëkuqet” më 27 tetor 2012 fituan
kupën e Kampionatit të Dancit Sportiv, organizuar në Tiranë , me rastin e 100-vjetorit
të Pavarësisë. Sipas drejtueses artistike Nina Bano, artistët e vegjël fierakë
shkëlqyen në këtë spektakël, duke marrë një nga trofetë më të rëndësishëm
në aktivitetin e tyre 4-vjecar. “Lulekuqet” është një grup që u krijua me
dëshirën e fëmijëve dhe prindërve. Ky grup synon të identifikojë dhe ushqejë
talentin e fëmijëve. Objektivi ynë është të përfaqësojmë sa më denjësisht
qytetin e Fierit. Të bëjmë që zëri artistik i Fierit të ndihet kudo. Shpresojmë
që kupa e Kampinatit të 100 -vjetorit të Pavarësisë t’u paraprijë trofeve të
tjerë”,-tha Bano.
No comments:
Post a Comment