Një ditë pas përmbytjeve nga lumi Gjanica specialistët e grupit të emergjencave pranë Bashkisë Fier kanë nisur të evidentojnë të gjitha banesat e përmbytura si dhe kanë nisur të bëjnë verifikimin e dëmeve.
Sic sqaron shefi i emergjencave pranë Bashkisë Fier, Edmond Levanaj, situata sot paraqitet e qetë, por sepcialistët po vijojnë punën për pastrimin e mbetjeve të përmbytjes si dhe për verifikimin e familjeve dhe bizneseve të prekura.
“Janë afërsisht 50 banesa e njësi tregtare të prekura. Ne po vijojmë punën në terren duke parë cdo familje të prekur. Do të vijojmë me këtë procedura deri në përfundimin e të gjitha rasteve të prekura. Ndërkohë aty ku duhet kemi ndërhyrë me mjetet për pastrimin e rrugëve apo hapësira pranë banesave. Fakti që këto ndërtime janë informale na e ka bërë më të vështirë punën pasi disa ajnë të ngritura në shtratin e lumit. Megjithatë ne do të vijojmë të jemi pranë banorëve për kërkesat që ata mund të kenë”, -ka vijuar ndër të tjera Levanaj.
Lumi Gjanicë prej vitesh është bërë një shqetësim qytetar dhe institucional, por ndërsa janë tashmë gati studimet për rehabilitimin e gjithë shtratit të lumit, mungojnë fondet për të nisur puna konkrete.
Vetëm një ditë më parë përfaqësues të Bashkisë Fier deklaruan se bashkia ka në dorë dy studime të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me sistemimin dhe pastrimin e lumit Gjanica, ndërsa u shprehën se fondet që kërkohen për ta rehabilituar këtë lum, shkojnë më tej se sa mundësitë që ka një bashki. Vetëm sistemimi i lumit kërkon 35 milion euro, ndërsa 7 milion euro i kërkon vetëm pastrimi i shtratit të tij, pra shuma që bashkia nuk i përballon dot. Kjo e fundit deklaron se ka kërkuar nga qeveria shqiptare ndihmë për këtë investim, por si përgjigje kanë marrë vetëm heshtje.
No comments:
Post a Comment