Saturday, December 8, 2012

PER ATDHE E PER FLAMUR 100-vjetori i Pavarësisë, festë edhe në Fier

Photo: PER ATDHE  E PER FLAMUR 
100-vjetori i Pavarësisë, festë edhe në Fier

Pas inaugurimit në mënyrë madhështore të globit-botë “Europa Plaza”,  Bashkia e qytetit të Fierit kishte rezervuar një mori aktivitetesh me vlera kulturore, historike, e që përçuan tek qytetarët jo vetëm emocion, por edhe krenarinë kombëtare. 
Për ATDHE e për FLAMUR, do të ishte titulluar koncerti i madh në Teatrin “Bylis” në vigjilje të Festës së Madhe të Kombit shqiptar. I konceptuar si një simbolikë  domethënëse koncerti solli me vete tinguj dhe zëra gjithëpërfshirës. Këngëtarë të njohur e më pak të njohur. Të rinj e reja, miq e të ftuar, nën shoqërinë e interpretimeve të aktorëve të Teatrit “Bylis” i dhanë kësaj dite të tjera dimensione, duke e klasifikuar si një nga ditët që do të gdhendet në memorien e shqiptarëve. 
Po ashtu në këto ditë të “nxehta” festimesh do të mbetej e paharruar ardhja e mysafirëve nga Struga e Kosova , të cilët në një udhëtim të vetëm, na sollën figura me të cilat kombi ynë krenohet, si; Ismail Qemali, Skënderbeu e Adem Jashari. Do të ishet kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, ai që do t’i priste “delegatët” në qytetin myzeqar, qytet që edhe 100 vite më parë u bë pragu për të kaluar në Pavarësinë e Madhe. 
Ritmi i festimeve do të ndalej edhe tek dokumentarët: Kryekënga e kombit, me një historik  mbi himnin kombëtar, sjellë me mjeshtëri nga Petrit Ruka dhe Piro Milkani, për të vijuar me dokumentarin historik “Fieri dhe Pavarësia” që mbante autorësinë e Nuri Plakut dhe të Arben Velos. Këta dokumentarë, secili me të vecantën e vetë, rrëfyen të tjera detaje për qytetarët, gjë që plotësoi dekorin e  njohurive të tyre mbi atë që është bërë ndër vite, për të fituar krenarinë tonë kombëtare, lirinë e pavarësinë tonë.
Bashkia Fier  përvec anagzhimit të vlerave artistike e performancave më të mira të cdo shkolle, mbajti të ndezur edhe tingujt patriotik nëpërmjet Bandës Frymore të qytetit, vallen myzeqare nëpërmjet Ansamblit “Myzeqeja”, apo edhe këngët e cdo treve nëpërmjet grupit polifonik “Bashkimi i trevave”. 

Ngritja e flamurit në mënyre simbolike pranë bustit të Tonc Kilicës do të bëhej në orën 09.00  nga kryebashkiaku, ku do të merrnin pjesë qindra qytetarë fierakë si dhe përfaqësues ët organizmave të ndryshme.

Por në këtë atmosferë nuk kishte se si të mbetej jashtë vëmendjes edhe data 29 nëntor, 68-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Në këtë ditë të shënuar u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në nderim të të rënëve për atdhe. Festimet e nisura qysh më datën  01 nëntor, do të përmbylleshin me operën e Rossinit “Berberi i Seviljes”, që u dha në Teatrin “Bylis” mbrëmjen e 29 nëntorit.

Duke nisur që nga data 01.11.2012 qyteti i Fierit do të fitonte zhurmën e një qyteti që di t’u dedikohet festave. Cdo ditë , përvec ngjyrave kuq e zi, simboleve kombëtare e flamujve në dekor, nuk do të mungonte edhe ritmi festiv me tingujt e zërave rinor, vogëlushëve të kopshtit apo edhe këngëtarëve të tjerë, të cilët festuan të gjithë së bashku për të gëzuar në këtë 100- vjetor të  Pavarësisë. 
 Pas inaugurimit në mënyrë madhështore të globit-botë “Europa Plaza”, Bashkia e qytetit të Fierit kishte rezervuar një mori aktivitetesh me vlera kulturore, historike, e
që përçuan tek qytetarët jo vetëm emocion, por edhe krenarinë kombëtare.

No comments:

Post a Comment