Fieri në festë. Inaugurimi i “Europa Plaza” ka zbritur në qytetin e Fierit ambasadorin e Bashkimit Europian në tiranë Ettore Sequi, ambasadorin e OSBE Eugen Wollfarth, ambasadorin austriak të akredituar në vendin tonë, Florian Raunig, kryetarin e Partisë Socialiste, E
di
Rama, eurodeputetin Jozef Weindenholzer, deputetë të PS për Qarkun
Fier, kryetarët e bashkive Sarandë e Durrës e shumë personalitete të
fushave të ndryshme si prof. Përparim Kabo etj. Ndërkohë që, sheshi
përpara bustit të Tonc Kilicës ishte mbushur si rrallë ndonjëherë nga
qytetarët fierakë.
Në një pritje të ngrohtë dhe miqësore, kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, i ka akomoduar fillimisht miqtë në mjediset e bashkisë, për t’u zhvendosur më pas në mjediset e sheshit, për të bërë edhe inaugurimin e veprës artistike “Europa Plaza”. Në praninë e qytetarëve të shumtë, ideatori dhe projektuesi i kësaj vepre, Fate Velaj ka bërë edhe hapjen e ceremonisë festive, duke falenderuar të pranishmit, ndërsa ka bërë edhe një rezyme të asaj që përfaqëson “Europa Plaza” për Fierin dhe për të gjithë Shqipërinë.
Më pas kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, duke vlerësuar këtë vepër të vecantë ka falenderuar të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj ceremonie, një ndër më të rëndësishmet në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Zeqaj ka theksuar se tashmë Fieri është një urë bashkëpunimi me eurodeputë dhe me Europën.
Të pranishmit i kanë përshëndetur edhe ambasadorët Sequi, Rauning dhe Wollfath, duke theksuar se ky shesh nuk është vetëm simbol i Fierit, por një simbol i të gjithë shqiptarëve.
“Të jesh pjesë e Bashkimit Europian do të thotë të kesh një lidhje shpirtërore me të. Prandaj themi që Fieri ka të dokumentuar tashmë këtë lidhje të fuqishme”, -u shprehën ndër të tjera ambasadorët.
Kjo vepër është një dhuratë për qytetin e Fierit nga firma prestigjoze Alb-Star, e cila ka patur investimin dhe përkushtimin disa mujor edhe të presidentit të saj Sadik Ismailaj deri në përfundimin dhe vendosjen e saj .
“Kjo është një dhuratë që i bëhet sot qytetit të Fierit, e cili përherë e ka merituar të jetë pjesë e Bashkimit Europian, jo vetëm si gjeografi. Unë shpresoj dhe kam bindjen që kjo emblemë do të jetë një ogur i mirë për marrjen e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë”,- ka vijuar midis të tjerash Ismailaj.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij veçoi punën e bërë për këtë projekt nga Fate Velaj, duke e cilësuar punën e këtij të fundit si një vepër realiste dhe kontemporane. Rama tha se Fieri dhe Europa janë dy fjalë që janë bashkuar shumë kohët e fundit, dhe kjo falë punës dhe përkushtimi të kryebashkiakut Baftjar Zeqaj. Kjo vepër, sipas tij, është simboli i Shqipërisë Europiane.
Fjalën e fundit në këtë ceremoni i mbajti deputeti Albert Çaçi. Ky i fundit theksoi se ky 100- vjetor e gjen Fierin, qytetin simbol të Myzeqesë, me pranë Europës dhe europianëve.
Kujtojmë se projekti “Europa Plaza” konsiston në idenë e kthimit të një sheshi qendror të qytetit në një shesh, kushtuar të ardhmes europiane të qytetit dhe në këtë kontekst të gjithë Shqipërisë. “Europa Plaza“ është konceptuar si një vepër monumentale arti, ku në qendër është një një botë-glob, 11 m e lartë dhe diametër 7 m në masiv hekuri.

No comments:
Post a Comment