Situata me prurjet e shumta të lumit Gjanicë ka bërë që gjatë orëve të natës një grup pune i udhëhequr nga kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj të vihet në ndihmë të lagjeve të prekura. Bashkia Fier, bën me dije të gjithë opinionin publik se do të vazhdojë t
ë ndihmojë banorët e prekur
nga përmbyjet, ndërsa edhe njëherë po ju kujtojëmë se për të parandaluar
këto situata, kemi bërë një punë të vazhdueshme në hartimin e
studimeve të mirëfillta. Prej disa kohësh Bashkia ka në dorë dy studime
të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me sistemimin dhe pastrimin e
lumit Gjanica, një problem i të gjithëve tashmë. Por , po ashtu ju
kujtojmë se fondet që kërkohen për ta rehabilituar këtë lum shkojnë më
tej se sa mundësitë që ka një bashki. Vetëm sistemimi i lumit kërkon 35
milion euro, ndërsa 7 milion euro i kërkon vetëm pastrimi i shtratit të
tij, pra shuma që bashkia pa qeverinë nuk i përballon dot. Kemi kërkuar
nga qeveria shqiptare përherë që të na jap një ndihmë për sistemimin e
Gjanicës, por ata asnjëherë nuk i kanë marrë parasysh kërkesat tona,
duke e neglizhuar problemin si të parëndësishëm.
Në të njëjtën kohë, paralel me këtë, ne kemi ndërhyrë të gjejmë mundësi nga donatorë të huaj. E kemi bërë prezent problemin e Gjanicës edhe në Parlamentin Europian, ndërsa kemi kërkuar nga ambasadorja gjermane të na sigurojë një zgjidhje për lumin në fjalë.
Ne duam tu themi qytetarëve të prekur se do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre për cdo ndihmë që do të varet nga Bashkia Fier, ndërsa duam tu japim një përgjigje deklaratave spekullative që thonë se me fondet e Bashkisë është abuzuar. Asnjëherë Bashkia Fier nuk është penalizuar në kontrollet e ushtruara herë pas here, si nga Kontrolli i Kryeministrit, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe as nga Auditi i Prefekturës Fier.
Përballë situatës emergjente të lumit Gjanica, Bashkia Fier fton të gjithë faktorët politikë e shoqërorë të ofrojnë alternativat e tyre për rehabilitimin e Gjanicës, për të kërkuar sa më parë financimin e projektit të rehabilitimit të Gjanicës, qoftë pranë qeverisë apo edhe mekanizmave financiare ndërkombëtare. Kjo është ajo për të cilën qytetarët kanë nevojë, e jo për deklarata të pavlera për të përfituar politikisht!

No comments:
Post a Comment