Saturday, December 8, 2012

Ja se cfarë ndodh me bursat e studentëve në Fier. Nga 48 bursa që ka kërkuar Bashkia Fier, DAR akordon vetëm 10.



Akordimi i cunguar i bursave për studentët e Fierit nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Drejtorisë Arsimore të Bashkisë Fier. Në një konferencë për shtyp, specialistja e kësaj drejtorie, Adriana Mile ka deklaruar se janë 48 studentë ata që

përfitojnë në mënyrë kategorike të trajtohen me bursë, pasi disa janë shpallur studentët më të mirë nga Matura Shtetërore si dhe një pjesë e tyre plotësojnë kriteret e përcaktuara në VKM.
“Ne i kemi bërë një kërkesë për shtesë bursash DAR,Fier si dhe ja kemi nisur për dijeni edhe kryeministrit Berisha. Në kërkesën tonë zyrtare bëhen të qarta të gjitha kategoritë që përfitojnë dhe duhet ët trajtohen në mënyrë kategorike me bursa, pasi; 28 studentë që vijnë nga familje me përkrahje sociale, 15 studentë të tjerë që kanë si burim të ardhurash pensione familjare dhe invaliditeti, 4 studentë janë çertifikuar nga MASH “Më të mirët e Maturës Shtetërore 2013”, 1 student është fëmijë i një prindi të rënë në krye të detyrës me statusin “Dëshmor i Atdheut”. Në këtë listim, nuk janë përfshirë aplikantët e tjerë, të cilët kanë të ardhura nga punësimi në sektorin privat apo dhe sektorin shtetëror, por që plotësojnë kushtet e përfitimit të bursës ose gjysmë bursës”, -ka vijuar Mile.

Sipas saj, në kushtet kur Bashkisë Fier i janë akorduar vetëm 10 bursa, Këshilli Bashkiak e ka të vështirë të bëjë një shpërndarje të drejtë e ligjore të bursave.
“Me qëllim mosdiskriminin e studentëve që kanë të drejtën e tyre për të përfituar bursë, kërkojmë një shtesë tjetër të arsyeshme bursash në një kohë sa më të shpejt duke qenë se afati përfundimtar i miratimit të bursave në Këshillin Bashkiak sipas VKM, është data 25 dhjetor”, - ka vijuar më tej Mile.

No comments:

Post a Comment