Duke marrë shkas nga deklarata të lëshuara nga institucione dhe parti politike në lidhje me abuzimin me fondet publike, se gjoja ato janë keqpërdorur me projekte kulturore, ndër to ARKEOS, Bashkia Fier informon gjithë komunitetin fierak e me gjerë se:
ARKEOS është projekt i financuar tërësisht nga fonde të Komunitetit Europian. N
e
jemi krenar që ky projekt zgjodhi si alternativë vetëm Bashkinë e
Fierit, duke e vlerësuar qytetin tonë si kryeqendër të kulturës.
Le të vijë dikush e të thotë që gjatë vitit 2012 ky projekt mori qoftë edhe një lek nga Bashkia Fier, kur, kësaj bashkie, Ministria e Financave i ka bllokuar prej kohësh gjithë buxhetin, duke e paralizuar gjithë aktivitetin financiar të saj.
Nuk është dinjitoze për asnjë institucion apo parti politike, mungesa e informacionit për një projekt kaq madhor që erdhi në Fier si sponsorizim i Komunitetit Europian, I cili për më shumë se një muaj solli në Apoloni qindra artistë nga e gjithë bota.