Thursday, September 13, 2012

NJOFTIM

REPUBLIKA E SHQIPERISE
KESHILLI I BASHKISE FIER

Fier 12/09/2012

  Ju njoftojme se diten e Hene,dt. 17.09.2012, ora 10.00, ne Sallen e Mbledhjeve te Bashkise do te zhvillohet mbledhja e Keshillit te Bashkise Fier, me kete :
Rend dite:

1. Zgjedhja e Sekretarit te Keshillit;
2. Projekt-Vendim - Per dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 01-30.09.2012;
3. Projekt-Vendim per pranimin ne Shtepine e te Moshuarve Fier;
4. Projekt-Vendim – Mbi miratimin e projekt-programit buxhetor afatmesem 2013-2015;
5. Projekt-Vendim per miratimin e shtesave se pronave ne listen perfundimtare te pronave te paluajtshme shteterore qe kerkojme te transferohen ne pronesi ose ne perdorim te Bashkise Fier;
6. Projekt-Vendim per nxjerrjen jashte perdorimit te vlerave materiale te Aparatit te Bashkise dhe institucioneve vartese per vitin 2011;
7. Projekt-Vendim per lejimin e ndertimit te ambienteve sportive, parqeve, gjelberimit, parkingjeve, dhe kendeve te shlodhjes, rruge, trotuare sipas studimit urbanistik miratuar me Vendimin e KRRT nr. 09 date 28/09/2010 nga Shoqeria Elkos shpk, ne Zonen e Lagjes “Bishanake” Fier dhe kembimin e prones;
8. Projekt-Vendim per ndryshim emertimi nga “Nderrmarrja Komunale Fier” ne “Nderrmarrje te Sherbimeve Publike Fier”;
9. Projekt-Vendim per miratimin e ndertimit te impiantit te incinerimit te mbetjeve urbane;
10. Analiza mbi realizimin e detyrave dhe treguesve ekonomiko financiare te Bashkise Fier te planifikuar per periudhen 01/01/2012-31/07/2012;
11. Informacion mbi ecurine e procesit per ndertimin e Pallatit te Sportit te lojerave me dore;
12. Informacion mbi gjendjen financiare te Bashkise Fier si pasoje e bllokimit te grantit te pakushtezuar per periudhen 01/07/2012-31/12/2012 nga Ministria e Financave per shkak te mospagimit te faturave ndaj CEZ sha te Nderrmarrjes se Ujesjelles Kanalizime sha Fier;
13. Informacion nga Nderrmarrja e Ujesjelles Kanalizime sha Fier;
14. Te ndryshme:
a. Kerkese nga shoqeria “Aniks” shpk, per leje per tregetimin e veshjeve te perdorura;
b. Ankesa nga qytetaret per procesin e shperndarjes se banesave sociale;
c. Kerkese nga OJQ “Stop Smoking Fier” per ngritjen e nje qendre anti duhan ne territorin e shkolles 9-vjecare “Andon Xoxa”

Monday, September 10, 2012

FJALA E KRYETARIT TE BASHKISE ME RASTIN E CELJES SE VITIT TE RI SHKOLLOR


                 
 
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Dita e parë e shkollës është një ndër ditët që përjetohet me shumë emocione në çdo familje, prandaj gjej sot rastin të përshëndes dhe uroj të gjithë nxënësit dhe stafin mësimdhënës:
Suksese në vitin e ri shkollor 2012-2013!

Fillimisht dëshiroj të uroj vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Të dashur vogëlushë,
ju sot trokisni në një derë të panjohur më parë, por shumë të bukur, në derën e diturisë. Gërmëzimet e para të Abetares do të çelin për ju dritën e dijes dhe udhën e bukur të së ardhmes.
Po ashtu, si qytetar i parë, dëshiroj të përcjell një urim të veçantë për të gjithë maturantët e qytetit tonë, ata që na kanë përfaqësuar denjësisht dhe në nivele të larta në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Suksese të pafundme do të doja t’u uroja edhe gjithë nxënësve të tjerë të klasave të ndërmjetme, të cilët plotësojnë plejadën e arsimit fierak, për të cilin ne jemi krenar.

Bashkë me nxënësit, një mision të rëndësishëm kanë edhe mësuesit, ata që edukojnë me përkushtim dhe njohuri bashkëkohore këtë brez të mrekullueshëm.

Në emër të institucionit që përfaqësoj, unë premtoj se Bashkia Fier do të jetë gjithmonë mbështetëse, promovuese dhe nxitëse e politikave pozitive arsimore, ashtu sikundër kemi bërë edhe viteve të kaluara.

Ju, të dashur nxënës, keni fatin e mirë që në këtë vit jubile të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, të shprehni gjatë këtij viti mësimor vlerat tuaja më të mira, prandaj arsimohuni që të krenohemi me ju jo vetëm ne, jo vetëm Fieri, por e gjithë Shqipëria.
Suksese!


KRYETARI I BASHKISE FIER,
BAFTJAR ZEQAJ