20-vjeçari, Xhulio Vrenozi nga qyteti i Fierit, talenti i padiskutueshëm në sportin e rëndë të boksit, siç është përcaktuar edhe nga Federata Botërore e Boksit, posedu
esi
i 13 medaljeve brenda e jashtë vendit, sapo është kthyer nga një turne
ndërkombëtar me dy kupa të arta. Kupa e fituar në Bari të Italisë i
është dorëzuar kryebashkiakut të Fierit, Baftjar Zeqaj në një takim
ceremonial në sallën e Bashkisë Fier me rastin e ditëlindjes së
boksierit. Nga ana e vetë përfaqësuesit e bashkisë kanë uruar talentin
e ri për shumë vite jetë dhe sukses, duke premtuar mbështetje maksimale
për të.
“Në ditëlindjen e tij të 20-të, Xhulio Vrenozi sjell në Fier kupën e 13-të individuale. Këtë kupë, Xhulio ia dedikon Kryetarit të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj për kontributin që ai ka dhënë në sportin e boksit në tërësi dhe për këtë talent në veçanti. Urimet më të mira në ditën e lindjes dhe suksese në rrugën e nisur, Xhulio!”,- ka vijuar ndër të tjera shefja e kabinetit, Luiza Strati.
Nga data 26 deri në datën 30 Korrik në Bari të Italisë u zhvillua një takim ndërkombëtar midis kombëtares shqiptare dhe asaj italiane në boks, ku ishin të ftuar edhe disa shtete të tjera. Në këtë takim merrte pjesë edhe Xhulio Vrenozi, i afirmuar në kombëtaren shqiptare. Vrenozi shkëlqeu dhe doli boksieri më i mirë i këtij aktiviteti duke marrë dy fitore, Medaljen e Artë dhe kupën “Boksieri më i mirë” i turneut për peshën 69 kg.
Trajneri i tij, Baftjar Abazi ka deklaruar se Xhulio është padyshim një ndër emrat që e bën vendin e tij të krenohet me të.
“Vrenozi në këtë turne u prezantua boksieri më i suksesshëm, duke u nderuar me Medaljen e Artë dhe kupën “Boksieri më i mirë”. Për Xhulion kjo ishte kupa e 13-të në karrierën e tij sportive. Ai është një boksier i talentuar, i vlerësuar edhe nga Federata Botërore e Boksit. Unë i bëj thirrje biznesit të kthejë sytë nga sporti, që talente të tilla si Xhulio të shkëlqejnë stadiumeve ndërkombëtare, duke ngritur lart flamurin kombëtar.”,-ka vijuar Abazaj në një intervistë.

No comments:
Post a Comment