Monday, September 10, 2012

Zeqaj: Po rikonstruktojmë stadiumin. Do të vazhdojmë investimet




Presidenca e Apolonisë takohet me stafin teknik

Presidenti i FK “Apolonia”, Koço Kokëdhima dhe Presidenti i kësaj skuadre, Baftjar Zeqaj, kanë organizuar një takim me stafin
teknik, trajnerë të moshave sportistë dhe prindër të sportistëve. Në këtë takim është diskutuar për të ardhmen e futbollit fierak dhe për filozofinë e Klubit “Apolonia”, për ta kthyer Fierin një qendër të fuqishme sportive dhe një model për të gjithë vendin. Siç kanë theksuar dy krerët e lartë të klubit fierak, Akademia e futbollit është një shembull i mirë në këtë drejtim. Në fjalën e vet, Presidenti Zeqaj ka evdientuar investimet e kryera në infrastrukturë, si përfundimin e dy fushave sintetike dhe fushës së gjelbëruar, si dhe rikonstruksionin e tribunës qendrore të stadiumit “Loni Papuçiu”, shkallët, arredimin e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe një fushë tjetër.

“Pastaj do të vijojmë me ndërtimin e kalçetove dhe të një impianti tjetër stërvitor, të gjitha këto për ta kthyer Fierin një qendër elitare dhe shembullin pozitiv të sportit. Kemi realizuar 80 % të premtimeve tona dhe do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm në këtë drejtim”, - ka theksuar Zeqaj.

Ndërsa Kokëdhima ka prekur edhe detaje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me tifozërinë dhe elemente të tjera në lidhje me skuadrën dhe akademinë. Në lidhje me këtë të fundit, Kokëdhima ka bërë me dije se nuk do të ketë më aplikime të pagesave të diferencuara, por trajtime të barabarta për të gjithë sportistët e rinj. Të dy drejtuesit e lartë të Apolonisë kanë shprehur faktin se takime të tilla janë gjithmonë një shtysë pozitive për skuadrën.

No comments:

Post a Comment