Fieri dhe Apolonia - dy sofra mikpritëse të mysafirëve të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Apollon” prej datës 26 Gusht janë kthyer në epiqendra artistike për promovimin e kulturës dhe të trashëgimisë historike-kulturore, për të promovuar një ndër sitet kryesore arkeologjike të Fierit, Apolloninë, ku po zhvillohen edhe shfaqjet teatrore të Projektit të “ARCHEO.S” si pjesë e Programi IPA Adriatic
Bashkia Fier është e privilegjuar, sepse është një prej gjashtë përfituesve të këtij projekti përkrah Teatrit Publik Puliez - Itali; Bashkisë Pazin – Kroaci : Bashkisë Igumenicë – Greqi : Teatrit Stabel i Markes – Itali: Rajonit Abrucos – Itali
Dimensionet e këtij festivali teatror kanë kapërcyer kufijtë e skenës për t`u përqendruar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ( në Odeon dhe në Manastirin e Shen Marisë) për shfaqjet teatrore, si dhe në qendër të qytetit për të promovuar trashëgiminë kulturore muzikore.
Prezantimi dinjitoz në ditët e “Netëve Apoloniane” u kurorëzua në ndarjen e çmimeve në datën 1 Shtator 2012, ku juria e festivalit vlerësoi si aktorin më të mirë joprotagonist , aktorin Andrea Pangallo në interpretimin e “L`Assemblea” të Teatrit Qendror të Markes, Itali; ndërsa aktorja më e mirë joprotagoniste ishte Alesandra Crocco dhe pesë koleget e saj, në interpretimin e “La parola padre” të Teatrit Publik Puljez, Itali. U vlerësuan , gjithashtu , aktorët më të mirë protagonistë: Rita Gjeka e teatrit ‘Migjeni’ të Shkodrës , me interpretimin e monodramën “Sex? T’falemnders, sa me e provu!”, si dhe aktori Mirsan Ferhati i Teatrit të Mitrovicës në interpretimin e pjesës “Na, të birtë e shekullit të ri”.
Festa përmbyllëse në 2 Shtator vazhdoi me suksesin e patjetërsueshëm të opera premierës "Berberi i Seviljes" i Gioacchino Rossinit dhe koncertit të Ansamblit “Myzeqeja” në qendër të qytetit.
Valentina Dafa
No comments:
Post a Comment