Monday, September 10, 2012

Arkeo-s: Ndahen cmimet, korr sukses "Berberi i Seviljes"




"Berberi i Seviljes" i Gioacchino Rossinit, një sukses i patjetërsueshëm në qytetin antik të Apollonisë. Pas provave gjenerale në kryeqytet, opera me përmasa botërore tashmë, thy

eu mbrëmjen e së shtunës së fundit të gushtit në gurët e Apollonisë së lashtë. Skena e hapur për publikun, në një ambient tërësisht të hapur, solli një risi në festivalin Arkeo-s, i cili këtë vit ishte në edicionin e tetë të tij. Opera u dirigjua nga Ettore Papadia, ndërsa asistoi me pjesëmarrjen e tij baritoni Saverio Sangiacomo dhe tenori Raffaele Abete. Nën regjinë e Milton Kutalit opera u vu në skenë me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Shqipëri dhe Bashkisë Fier, në kuadër të Projektit IPA Archeo’s.

Vepra e njohur e Rossinit, “Berberi i Seviljes” është një bashkëpunim mes artistëve shqiptarë, atyre italianë e kroatë, çka e bëri atë sa klasike aq edhe moderne përsa i përket performancës së servirur.
Por në kuadër të aktiviteteve "ARCHEO-s Apolonia fest'12" & Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Apollon" mbrëmjen e së shtunës nuk munguan edhe emocionet e garës, të cilat u bënë pjesë në ndarjen e cmimeve për pjesëmarrësit në veprat e shfaqura për disa net me radhë. Kështu, juria e festivalit vendosi që aktori më i mirë joprotagonist të shpallej aktori grek Andrea Pangallo, ndërsa aktorja më e mirë joprotagoniste ishte Alesandra Kraco dhe pesë koleget e saj, pjesë e trupës së Lecces, Itali. Po ashtu u dhanë çmimet për aktoren më të mirë protagoniste dhe këtë vend e meritoi Rita Gjeka nga Shkodra, ndërsa aktori më i mirë rezultoi të ishte Mirsan Ferhati nga Mitrovica me pjesën “Na të birtë e shekullit të ri”.
Festivali ARCHEO-s përmblodhi këtë vit projektet më cilësore që zhvillohen në Fier, Apolloni e Bylis, si; "Apolonia Fest", Festivali i Teatrit "Apollon", "Shqipëria është Kulturë", "Festivali i Polifonisë", etj. Shtetet që morën pjesë në projektin ARCHEO-s janë Italia, Greqia, Shqipëria dhe Kroacia, përmes përfshirjes në programin e bashkëpunimit "Adriatic IPA"

No comments:

Post a Comment