“Vallëzim në rërë”, ky është projekti më i ri dhe më i vecantë i Bashkisë Fier, i cili merr rrugë ditën e shtunë në bregdetin e Semanit dhe Darëzezës. Kush dëshiron dhe ëndërron të vallëzo
jë,
fare mirë mund të ndjekë kursin falas të zhvilluar nga koreografja e
mirënjohur dhe e spikatur, Kozeta Bakiu. Në ndihmë të saj janë
studentë të Akademisë së Universitetit të Tiranës, dega Balet,
balerinë të njohur, të ardhur edhe nga Kosova.
Në një konferencë shtypi janë zbuluar disa nga detajet e këtij projekti që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Aktiviteti tashmë ka marrë formën e tij përfundimtare dhe do të aplikohet për adhuruesit e tij përgjatë gjithë muajit gusht. Spektakli në rënë nis çdo ditë në orën 10.00 në brengdetin e Semanit dhe pas një pushimi të shkurtër rifillon në orën 20.00 në afërsi të plazhit të Darëzezës.
Në projekt do të jenë dhe sportistë të shumësportëshit, përfshi këtu vajzat e ekipit kampion të basketbollit dhe ekipi i volejbollit. Vallëzimi në rërë nis nesër, ora 10.00 në plazhin e Semanit dhe është një mundësi më shumë për argëtim, pse jo edhe të mësosh për të vallëzuar bukur. Kjo inisiativë e re vjen në ndihmë të zhvillimit të turizmit.

No comments:
Post a Comment