Shkëmbimi i eksperiencave, vizitë disaditore në Fier
25 artistë, pjesë e Apolo Art Colony, koloni ndërkombëtare e artit viziv janë pritur nga kryebashkiaku i Fierit, Baftjar
Zeqaj. Artistët, piktorë nga vende të ndryshme si; Turqia, Qipro,
Maqedonia, Kosova e Shqipëria, kanë marrë urimet dhe bekimin nga
kryebashkiaku Zeqaj për misionin e tyre në përhapjen e vlerave kulturore
e artistike, por edhe të turizimit, nëpërmjet artit të tyre pamor,
kryesisht të pikturës. Kjo armatë artistësh shoqërohej nga Saimir
Ahmeti, i cili është kujdesur për këtë vizitë disaditore te tyre, por
edhe i udhëheq ata në qendrat arkeologjike që përfaqëojnë histori
shumëdimensionale. Në fjalën e tij kryebashkiaku Zeqaj pasi bëri një
paraqitje të arritjeve të Bashkisë Fier në promovimin e kulturës dhe
turizimit, duke theksuar se ky vit për administratën e tij është
cilësuar si Viti i Turizimit , kryebashkiaku Zeqaj falenderoi artistët
për punën dhe përkushtimin e tyre në përçimin e vlerave të trevës
sonë.
“Ne e shohim zhvillimin përmes artit dhe kulturës dhe jo përmes politikës së sloganeve. Dua t’ju përgëzoj për përkushtimin tuaj,pasi jo vetëm që shkëmbeni eksperienca mes jush, por i bëni edhe promocionin e duhur turizmit, të cilin ne e kemi prioritetin tonë të parë”, -ka vijuar Zeqaj.
Ndërkohë mozaicisti,Sajmir Strati u shpreh se e ka nder dhe detyrë të jap për Fierin çdo lloj kontributi. Nga ana e tyre artistët u ndalën në bukuritë dhe resurset që ofron zona jonë e vecanërisht pjesët përbërëse, tashmë të pamohueshme për atë që sjellin, siç janë; qyteti antik i Apolonisë, ai i Bylisit, zona e bukur bregdetare etj. Në punimet e tyre duken qartë motivet dhe bukuritë e këtyre zonave. Artistët do të ndalen për dhjetë ditë në trevën tonë, duke sjellë në fund të qëndrimit të tyre pamje të paharrueshme nga tradita, kultura, dhe bukuria e pamohueshme e zonës së Fierit.

No comments:
Post a Comment