Monday, September 10, 2012

Zeqaj pret ambasadorin e Bullgarisë Dimitar Arnaudov në Tiranë




Kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Bullgarisë në vendin tonë Dimitar Arnaudov. Kryebashkiaku Zeqaj i uroi mirëseardhjen ambasado
rit, ndërsa i bëri një prezantim të përgjithshëm të Fierit, prioritetet, interesat për zhvillimin, ekonominë, pozicionimin e bizneseve, zhvillimit të bujqësisë etj.
“Qyteti i Fierit është një qytet i vrullshëm, për faktin se ka qytetarë punëtorë dhe biznese të fuqishme. Kjo ka bërë që Fieri të renditet si ekonomia e tretë në vend. Bashkia Fier ka rritur, po ashtu, ritmet e zhvillimit, duke nxjerrë prioritetet dhe duke investuar më pas në përputhje me to. Fieri është vend me klimë të mirë për investitorët, prandaj i ftoj investitorët bullgarë të njohin resurset që ka sot ky vend me prodhime bujqësore, vend i industrisë së naftës, i vlerave arkeologjike dhe historike etij”,- është shprehur ndër të tjera Zeqaj.
Nga ana e vetë ambasadori ka përgëzuar kryebashkiakun, duke u shprehur se është ndier i entuziazmuar kur ka parë zhvillimin e qytetit. Ai renditi, po ashtu, si pikë të fortë që mund të çojë në bashkëpunim mes dy vendeve, bujqësinë, ndërsa u shpreh i befasuar nga bumi i ndërtimeve në Fier, kur në botë është kohë krize ekonomike. Ambasadori u bëri ftesë gjithë bizneseve fierake të marrin pjesë në forumin ekonomik që kjo ambasadë çel në Tiranë në fillim të muajit nëntor.
“Jam ndier mirë teksa kam parë zhvillimin e qytetit tuaj. Ne organizojmë një forum biznesi në fillim të nëntorit në kryeqytetin shqiptar, kohë e cila përkon me komisionin e 6-të ndërqeveritar Bullgari-Shqipëri. Më pëlqen që Fieri ka biznes të fuqishëm dhe për këtë arsye dëshiroj t’i ftoj të gjitha bizneset tuaja të bëhen pjesë e këtij forumi. Jam I bindur që me Fierin do të gjejmë mundësi bashkëpunimi edhe në fushën e bujqësisë, pasi Bullgaria njihet si një vend me bujqësi të zhvilluar”,- ka deklaruar ambasadori gjatë takimit në zyrën e kryetarit.
Më pas Zeqaj dhe ambasadori, të shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Ballsh, Ilir Cela kanë marrë një takim me administratën e Bashkisë, ku u zbardhën disa pika të bisedimeve mes palëve. Vizita u ndal në qytetin antik të Apolonisë, aty ku ambasadori u njoh nga afër me pasuritë arkeologjike të Fierit

No comments:

Post a Comment