Wednesday, November 21, 2012

Së shpejti në Fier, impianti i përpunimit të mbetjeve nga i cili përfitohet energji e rinovueshme




Kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj ka pritur sot në një takim përfaqësues të firmës italiane  dhe asaj amerikane,  të cilat po angazhohen për implementimin e  procesit të menaxhimit të mbetjeve urbane nëpërmjet përpunimit për përfitimin e energjisë së rinovueshme. Investitorët amerikanë kanë vlerësuar Fierin si një vend potencial për të gjetur zbatim kjo praktikë, e para në Shqipëri. Sipas prezantimit të bërë nga investitorët, në fushën aktuale të mbetjeve urbane në një hapësirë prej 2 ha, pritet të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve, i cili shumë shpejt, përvecëse do të bëjë të mundur përfitimin e energjisë, do t’i sjellë edhe  një ambient më të pastër  edhe qytetit.
“Ne jemi të nderuar që këtë projekt do ta zbatojmë për herë të parë në Fier. Do të ndërtojmë impiantin dhe pastaj gjithcka do të kalojë në disa faza. Qytetarëve nuk do t’u kërkohet që t’i ndajnë mbetjet, pasi vetë ky impiant mundet që t’i ndajë, ndërsa më vonë të gjitha këto mbetje  do të coptohen, do të digjen në temperatura  të larta dhe pas këtij procesi bëhet i mundur përfitimi i energjisë. Lënda që mbetet është në formë të ngurtë, pra inert i vogël që mund të përdoret edhe në shtrimin e  rrugëve. Duam të bëjmëme dije se me më këtë procedurë nuk do të fitojë vetëm Fieri, por gjithë rajoni.”, -kanë thënë përfaqësuesit e firmës investuese.

Kryetari i Bashkisë Fier ka thënë se për të  patur sa më shumë transparencë në këtë proces, do të kërkojë ngritjen e një grupi pune me përfaqësues nga komuniteti, specialistë të mjedisit si dhe specialistë të shëndetësisë.
“Ne i mirëpresim nisma të tilla, por për tëpunuar në mënyrë transparente, do të ngremë një grup pune me specialistët përkatës nga shëndetësia, mjedisi apo edhe qytetarë, të cilët do të jenë të informuar për gjithcka që ndodh”, -ka vijuar ndër të tjera Zeqaj.
Ky proces parashikon transformimin e mbeturinave urbane në një gaz të djegshëm të quajtur Syngas, gazi sindetik, që përbëhet nga monoksid karboni dhe hidrogjen si dhe një masë e ngurtë që në terma teknik quhet char, material që mbetet pas avullimit të gazit të lehtë. Në vetvete kjo masë e ngurtë, pra char-i, është e djegshme në 95% të masës së saj dhe mund të përfitohet energji termike e vazhdueshme. Kujtojmë se ky projekt nuk do të jap impakt pozitiv vetëm në Fier, por në të gjithë rajonin, pasi kapaciteti i impiantit është 10 mijë tonë metrik. Diegia e këtij gazi nuk ka asnjë ndikim mbi ambientin. Kjo ndodh për shkak të diegies së hidrogjenit dhe metanit, i cili krijon gazra, kryesisht të përbëra nga avuj uji. CO2 i çliruar e ka prejardhjen nga përbërësit bioorganik të mbeturinave urbane dhe nuk ka ndikim në shtimin e asaj që  quhet“gas serra”.  Projekti finacohet nga amerikanët, të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen me qeverinë shqiptare. Kompania ka marrë po ashtu certifikatën TUV që vërteton se ka garanci që ky proces do të ketë  ndikimin zero  në mjedis.

MBLIDHET KESHILLI I BASHKISE, NDEROHEN EMRAT E PATRIOTEVE E FIRMETAREVE TE PAVARESISE. TITUJ EDHE PER DISA EURODEPUTETE


Në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë, Këshilli i Bashkisë Fier ka vendosur të nderojë me titullin “Nderi i Qytetit” , disa emra  të njohur, patriotë, kontributorë dhe firmëtarë të Pavarësisë.
Kështu, këshilltarët kanë miratuar t’i  japin   Jani Mingës, titullin  “ Qytetar Nderi”   i qytetit të Fierit,   me motivacionin: “Figurë përfaqësuese, intelektual dhe personalitet  i spikatur  për veprimtari  atdhetare e patriotike,  firmëtar i aktit të shpalljes së Pavarësisë”.

Sami Omer Vrioni merr titullin  “ Qytetar Nderi”   i qytetit të Fierit,   me motivacionin: “Figurë përfaqësuese, intelektual dhe personalitet  i spikatur  për veprimtari  atdhetare e patriotike, delegat i Fierit në Kuvendin e Vlorës. Kryetari i parë i Bashkisë Fier”.

 Hajredin Kahreman Cakrani merr  titullin  “ Qytetar Nderi”   i qytetit të Fierit,   me motivacionin: “Figurë përfaqësuese, intelektual dhe personalitet  i spikatur  për veprimtari  atdhetare e patriotike,  firmëtar i aktit të shpalljes së Pavarësisë.

Kristo Frashëri merr  titullin  “ Qytetar Nderi”   i qytetit të Fierit,   me motivacionin: “Figurë përfaqësuese, intelektual dhe personalitet  i spikatur,  historian dhe dijetar.

Spiro Papa merr titullin  “ Qytetar Nderi”   i qytetit të Fierit,   me motivacionin: “Si figurë qendrore e politikës shqiptare, si përfaqësues i Fierit në vitet 1920-1935,  intelektual dhe personalitet  i spikatur për veprimtari  atdhetare e patriotike.

Po ashtu, për mbështetje në proceset e integrimit, Këshilli i Bashkisë së qytetit të Fierit ka akorduar tituj nderi për disa europarlamentarë, të cilët kanë dhënë kontribut në ndërtimin e institucioneve europiane apo edhe në rrugën e procesit integrues të Shqipërisë ne BE.
    
Ata janë: Miguel Angel Martinez zv/President i Parlamentit Evropian merr  titullin “Qytetar Nderi”   i qytetit të Fierit,   me motivacionin: “Për merita të veçanta dhe ndihmesën e paçmuar në ndërtimin e institucioneve Europiane si dhe transmetimin e vlerave më të mira të civilizimit, lirisë e demokracisë. Për ndihmesën e dhënë Shqipërisë kur ka qenë President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”.

Eduart Kukan, President i Komisionit për Europën Juglindore merr titullin  “ Qytetar Nderi”   i qytetit të Fierit me motivacionin “ Për merita të veçanta dhe punën e palodhur në transmetimin e vlerave unike të Europës së Bashkuar në juglindje të kontinentit si dhe ndihmesën e dhënë Shqipërisë në hapat e saj drejt integrimit europian”

Josef Ëeidenholzer merr titullin  “ Qytetar Nderi”   i qytetit te Fierit,   me motivacionin: “Për merita të veçanta në forcimin e shoqërisë civile europiane në rolin e tij si President i Solidar Internacional, e cila ka dhënë një ndihmesë të madhe në juglindje të Europës, Kosovë e Shqipëri, por edhe në funksionin e tij si eurodeputet, në mbështetje të ëndrrave shqiptare në rrugën e integrimit europian.

Tuesday, November 20, 2012

Brunilda Sota (Hoxha), koncert recital në qytetin e lindjes


Pas një pauze të gjatë rreth 20 vjecare këngëtarja fierake Brunilda Sota (Hoxha) i rikthehet skenës së qytetit të vetë, që e rriti dhe ushqeu artistikisht. Për dy net me radhë ajo interpretoi për publikun fierak rreth 28 këngë të ndryshme, të përzgjedhura  posacërisht për këtë publik. Emocionet, vuajtjet e mungesës së gjatë, brengën dhe mallin për vendlindjen, Bruna i prezantoi që në momentin e parë, qëkurëse e titulloi këtë koncert ”Malli për Atdheun”. Koncerti shënoi një sukses të  dukshëm dhe u prit me mjaft ngrohtësi nga publiku që për dy net e ndoqi dhe përcolli me shumë duartrokitje. Vetë Brunilda falënderoi publikun fierak dhe e quajti këtë koncert si një pikë referimi për ta mbajtur atë më afër me publikun  fierak.

GRUPI I DANCIT SPORTIV ”LULËKUQET” I DOREZOJNE KRYEBASHKIAKUT KUPËN E KAMPIONATIT TË 100-VJETORIT


Kryebashkiaku  Baftjar  Zeqaj priti fëmijët e dancit sportiv me drejtuese Nina bano, ndërsa këta të fundit i bënë edhe dorëzimin e kupës. Zeqaj i përgëzoi dhe u shprehu mbështetje morale dhe financiare vogëlushëve talente, për të vazhduar rrugën e bukur të artit. “Është detyra e bashkisë që të krijojë kushte sa më lehtësuese dhe të favorshme për talented  e të gjitha fushave. Fëmijët janë fytyra e ardhshme e shoqërisë, ndaj duhet të investojmë për ta”,-u shpreh ndër të tjera Zeqaj.Prej 4 vjetësh në Akademinë Sportive është ngritur  grupi i dancit sportiv me fëmijë të moshave mbi 6 vjec. Grupi ka thithur fëmijët më të talentuar dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete artistike kombëtare e ndërkombëtare. Krahas sukseseve të shumta në festivalet  e ndryshme lokale për fëmijë,”Lulëkuqet” më 27 tetor 2012 fituan kupën e Kampionatit të Dancit Sportiv, organizuar në Tiranë , me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sipas drejtueses artistike Nina Bano, artistët e vegjël fierakë shkëlqyen në këtë spektakël, duke marrë një nga trofetë më të rëndësishëm  në aktivitetin e tyre 4-vjecar. “Lulekuqet” është një grup që u krijua me dëshirën e fëmijëve dhe prindërve. Ky grup synon të identifikojë dhe ushqejë talentin e fëmijëve. Objektivi ynë është  të përfaqësojmë sa më denjësisht qytetin e Fierit. Të bëjmë që zëri artistik i Fierit të ndihet kudo. Shpresojmë që kupa e Kampinatit të 100 -vjetorit të Pavarësisë t’u paraprijë trofeve të tjerë”,-tha Bano.

FIER: 100 VJETORI I PAVARËSISË,MBILLEN SIMBOLIKISHT 100 PEMË




Në kuadër të nismës për rritjen e sipërfaqes së gjelbëruar, në qytetin e Fierit janë mbjellë 100 pemë, të cilat simbolizojnë 100 vitet, që nga data e shpalljes së Pavarësisë. Kryebashkiaku Baftjar Zeqaj, i cili mbolli pemën e pare u shpreh se projektet e bashkisë nuk shtrihen vetëm në rikonstruksionin e rrugëve, në përmirësimin e infrastrukturës, turizmit dhe sporteve, por edhe në mjedis. Në shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe krijimin e lulishteve dhe parqeve të reja për të gjitha moshat.
“Ambietet e gjelbëruara nuk janë thjeshtë pasqyra estetike e qytetit, por edhe mushkritë natyrale, laboratori filtrues. Ndaj ne do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për shtimin e numrit të pemëve të mbjella dhe mirëmbajtjen e atyre ekzistuese”,-u shpreh Zeqaj.
Sipas tij, mbjellja e këtyre 100 pemëve është pikënisja e projektit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara në Fier. Ndërmarrja e Gjelbërimit ka bërë një plan studimi, ku janë pasqyruar të gjitha hapësirat e lira, sheshet para pallateve dhe shtrati i lumit Gjanica, për t’u mbjellë gjatë muajit dhjetor me drurë dekorativ.
“Kemi gjetur edhe firmat dhe bizneset,  të cilat do të kontriubojnë në gjelbërimin e qytetit”,-ka vijuar kryebashkiaku i Fierit.


Tuesday, November 13, 2012

Agron Jano mes arkitekturës dhe pikturës. Ekspozitë në Fier





Në  kuadër të 100- vjetorit  të Pavarësisë në Galerinë e Arteve në  Fier  u çel ekspozita e radhës.
Piktori  Agron  Jano erdhi në këtë jubile më i plotë e  më optimist me punimet e tij, pas ekspozitës së çelur një vit më parë. Në teknikën e vizatimit dhe grafikës ai solli  peizazhe nga natyra shqiptare dhe jo vetëm.
Pasioni i arkitektit Jano për pikturën ndalet në punët plot ngjyra harmonike e të gëzueshme dhe me shumëllojshmëri motivesh. “Proces” titullohej ekspozita personale e piktorit, e cila përmbante 40 piktura, punime të realizuara kryesisht  vitet e fundit.
“Agroni është një artist i kompletuar. Unë i uroj atij të ketë suksese, jo vetëm në pikturë, por dhe në Arkitekturë. Këtë herë ky autor vjen më i plotë dhe me gjetje të reja në këtë zhanër, shumë shpërthyes e me diapazon krijues, duke treguar se përherë di të sjellë risi”,-ka theksuar ndër të tjera Lena.

Vetë piktori Agron Jano  u shpreh se  në këtë vit jubilar të 100- vjetorit e ndiente të nevojshme  që të jepte kontributin e tij. Ai falenderoi kolegët dhe artdashësit e qytetit të Fierit për pjesëmarrjen,  pasi prezenca e tyre  tregon vlerësim për të dhe artin e tij.
“Jam i nderuar, që në këtë festë të mbarë kombit, të jap një kontribut edhe unë si artist dhe këtë kontribut ta jap në qytetin e Fierit. Kam sjell disa punime, duke e parë të nevojshme të jem edhe unë prezent këtu, me ju. Falenderoj gjithë kolegët, qytetarët artdashës dhe pushtetin vendor që kanë ardhur dhe që më kanë mbështetur në këtë ekspozitë”,-ka thënë ndër të tjera Jano.


Frymëzimet nga vende të bukura e mbresëlënëse, arkitektura e veprave, volumet, ngjyrat plot dritë, gjuha e thjeshtë dekorative, e bëjnë autorin që çdo punim ta shohë si arkitekt dhe si piktor, duke ecur drejt një stili të veçantë.

Pas një sërë suksesesh në ekspozita të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, autori ka vendosur të “rrëfehet” me artin e tij çdo vit në qytetin e lindjes, Fier.

Friday, November 9, 2012

100 VJET PAVARESI................................................................................. Ja kalendari i Aktiviteteve Artistike Kulturore gjatë muajit Nëntor 2012:



1- Ekspozitë e fotografit francez Albert Kahn “Shqipëria 1912” – 1 Nëntor Teatri “Bylis”.

2- Ekspozitë pikture e Arkitektit Agron Jano – 9 Nëntor, Galeria e Arteve.

3- Ekspozitë me vepra arti me temë patriotike – 20 Nëntor, Galeria e Arteve.

4- Përurimi i librave të shkrimtarit Vasil Toska – 10 Nëntor, ora 11.00 në Bibliotekë.

5- Promovimi i librit “Kështjella e Kujtesës” e shkrimtarit Fran Ukcama -15 Nëntor, ora 11.oo – Bibliotekë.

6- Montazh letraro-artistik me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë me “Artisten e merituar” Hajrie Rondo e poetin Alfred Mehmeti – 17 Nëntor, Bibliotekë.

7- Vizita në Muzeun Historik me stenda të rinovuara për periudhën e Pavarësisë – gjatë muajit nëntor.

8- Ekspozitë fotografike dhe dokumentar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë “Fieri dhe Pavarësia” – 28 Nëntor në hollin e teatrit Bylis.

9- Koncerte festive në shesh dhe në teatrin “Bylis” nga shkollat e qytetit në 15-29 Nëntor.

10- Koncert recital i muzikantit Ferit Hoxha dhe i këngëtares Brunilda Sota – 16-17-18 Nëntor në teatrin “Bylis”.

11- Shfaqja e komedisë “Milioneri” në Teatrin “Bylis” 1 – 14 Nëntor, Tiranë.

12- Veprimtari me rastin e përurimit të sheshit “Europa Piaza” – 24 Nëntor në sheshin pranë Bashkisë.

13- Shfaqja e filmit dokumentar “Historia e Flamurit” – 25 Nëntor, ora 18.00 në Teatrin Bylis.

14- Koncerti Bandës Frymore me këngë patriotike – 27 Nëntor te lulishtja pranë Bashkisë.

15- Dokumentari televiziv “Fieri dhe Paverësia” – 28 Nëntor në teatrin “Bylis”

16- Koncert festiv me rastin e 100 – vjetorit të Pavarsisë – 28 Nëntor në teatrin “Bylis”

17- Ngritja e Flamurit nga Kryetari i Bashkisë – 28 Nëntor – ora 9.oo shoqëruar nga banda e qytetit.

18- Vizitë në varrezat e dëshmorëve – 29 Nëntor – ora 11.oo shoqëruar nga banda e qytetit.

19- Opera “Berberi i Seviljes” – 29 Nëntor, ora 17.oo

Wednesday, November 7, 2012

Kryediplomati i Suedisë, vizitë në Bashkinë Fier




Ngërçi i krijuar në Këshillin e Qarkut të Fierit ka sjellë në këtë qytet delegacionin e dytë diplomatik, të akredituar në Tiranë. Pas ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, një tjetër interesim i drejtpërdrejtë për çështjen e Qarkut të Fierit ka mbërritur nga Suedia. I ngarkuari me punë i ambasadës së Mbretërisë së Suedisë në Tiranë, Patrik Svensson, ka zhvilluar takime me zyrtarë të Bashkisë së Fierit ,  ku u kërkoi të dhëna mbi ecurinë e kësaj çështjeje dhe ngërçin e krijuar aty që prej më shumë se një viti.
 “Ne jemi të interesuar të dimë se si ka ecur procesi në qark dhe cila ka qenë ajo lëvizje që ka prodhuar një situatë të tillë, aspak të qetë. Jemi të interesuar të dimë dhe të njihemi me detaje rreth procedurave të ndjekura dhe se si i shihni ju këto lëvizje”, u shpreh Svensson gjatë takimit të zhvilluar në Bashkinë e Fierit.

Më pas, ai u ndal në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se Suedia do të jetë përherë një zë pro.

“Integrimi në BE është i rëndësishëm për Shqipërinë dhe duke qenë se Suedia është pro këtij hapi, është edhe e interesuar të dijë për problemet që sjellin ngadalësimin e përmbushjes së kritereve të vendosura. Dihet tashmë që janë tri kritere kyçe që vendi juaj duhet t’i përmbushë me sukses dhe për këtë duhet bashkëpunim mes palëve”, deklaroi diplomati suedez.

Gjatë takimit, tre nënkryetarët e Bashkisë Fier, Flamur Mato, Haxhi Kalluci dhe Florjan Muçaj, çmuan kontributin e qeverisë suedeze në procesin e integrimit të Shqipërisë. Pasi e kanë informuar me gjithë kronologjinë e zhvillimeve të ngërçit të Këshillit të Qarkut të Fier, ata i kanë prezantuar diplomatit suedez edhe disa projekte të qeverisjes vendore, gjë që  përfshihej në interesimin e dytë të shfaqur të trupit diplomatik. Mes diskutimeve palët janë ndaluar në mungesën aktuale të investimeve në mjedis dhe rehabilitimin e lumit Gjanicë. Ndërkohë suedezët premtuan se vitin e ardhshëm do të shihet me prioritet përfshirja e Bashkisë Fier në projektet e tyre, duke e cilësuar këtë njësi vendore si qendër e një ndër ekonomive më të mëdha në Shqipëri.