Si rrallë ndonjëherë, sheshi qëndror i qytetit pushtohet nga vogëlushët
1 Qershori, Dita e fëmijëve solli në Fier një praktikë të re festimi. Me mijëra fëmijë të shkollave të ndryshme, jo vetëm nga qyteti i Fierit, por edhe nga rrethinat, kane festuar masivisht në sheshin qëndror të qytetit të gjithë së bashku. Ky aktivitet i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe i mbështetur nga Bashkia Fier dhe Drejtoria Arsimore Rajonale, për herë të parë pas shumë vitesh solli një risi. Përveç kostumeve popullore, fëmijët kishin menduar edhe për kostumografi karnavalesh. Këto të fundit kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të të pranishmëve, por edhe të të gjithë qytetarëve të Fierit. Festimet nisën rreth orës 10.00, teksa banda frymore e qytetit udhëhiqte varganin e pafund të fëmijëve përgjatë bulevardit “Jakov Xoxa” deri në qendër të qytetit. Më vonë, nën sloganin “Bota përmes syve tanë”, secila shkollë solli performancën e vetë në këndin e paracaktuar të këtij takimi të madh festiv. Aktiviteti madhështor u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, drejtoresha e Qendrës Kulturore të fëmijëve, Majlinda Verria, zv/kryetari i Bashkisë Fier, Haxhi Kalluci etj. Sipas organizatorëve, sjellja e karnavaleve në Fier synohet që të kthehet në një traditë të përvitshme, e cila padyshim që shoqërohet nga emocione të shumta, jo vetëm për fëmijët. Pas koncertit festiv, fëmijët kanë shpërndarë ëmbëlsira për të gjithë kalimtarët.
|
Monday, June 4, 2012
1 Qershori: Lule, tullumbace dhe karamele për të gjithë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment