Thursday, June 7, 2012

Maestro Enrik Mazreku, sukses në Teatrin “Bylis”



 Koncert instrumental-vokal “LA FISARMONICATA”

22 pjesë muzikore janë luajtur për qindra artdashës fierakë , që kishin mbushur sallën e teatrit “Bylis” , në natën e mbrëmshme. Për herë të parë, një formacion muzikor prej 18 artistësh instrumentistë kanë dhënë një koncert të gatuar artistikisht me muzikë kryesisht të viteve ‘70, muzikë kjo e orkestruar nga artistë shqiptarë, të shoqëruara edhe me pjesë nga danci sportiv. Mbrëmja u cel nga konferencierja e koncertit, Majlinda Rama, e cila bëri si fillim një rezyme të aktiviteteve të shumta që zhvillohen në Fier , në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. 

“Ngjyrat e tingujve pasurojnë pranverën e shpirtit. Një pas një buisën koncertet bashkë me pranverën fierake. Prag maj. Apolonia u mbush me ngjyra… Ngjyra e lule me cicërimat e bilbilave në festivalin e fëmijëve. Kulmoi 1 Qershori në kraharorin e Fierit me këngë, lule, valle, si asnjëherë tjetër. Dhe ja, sonte një tjetër spikamë artistike, origjinale ndër vite, një buqetë zambakë shpirti për 100 - vjetorin e Pavarësisë na mblodhi në këtë sallë ENRIK MAZREKU me kolegë muzikantë të talentuar: LA FISARMONICATA, koncert instrumental - vokal. Shikim të këndshëm! Relaks nën tingujt magjik “Pranverë në tastierë” ”,- do të ishin këto prologu i mbrëmjes madhështore. 
Formacioni muzikor që u ngjit në skenën e teatrit “Bylis” u drejtua nga i mirënjohuri, Erik Mazreku, i cili në shfaqjen e mbrëmshme ishte sa në rolin e drejtuesit, aq edhe në pozicionin e solistit. Shfaqja kishte brenda saj pjesë tangoje bolonjeze, polka e valse të ndryshme. Ajo që ra në sy ishte jo vetëm përgatitja dhe serioziteti i përfaqësimit të Mazrekut dhe instrumentistëve të tjerë, por edhe gërshetimi i brezave në shoqërimin me koreografi të këtij aktiviteti. Në një konferencë shtypi Mazreku do të falenderonte gjithë pjesmarrësit, artistët grpuin realizues, por edhe spketatorin që nuk e ka tradhëtuar kurrë artistin në Fier. Ndërsa, drejtori I Kulturës , Frederik Jorgaqi do të ndalej edhe tek aktivitetet në vijim të organizuara nga Bashkia Fier.
 “Radhën e aktiviteteve të shumta do ta zërë një performancë gjithëpërfshirëse . Këto aktivitete e ndalin frymën tek arti pamor, koncertet e shumta, ndërsa 100 vjetori i Pavarësisë sjell festime madhështore në qytetin myzeqar. Është një kalendar i ngjeshur aktivitetesh dhe të gjitha drejtoritë tona, si Shtëpia e Kulturës, Muzeu Historik, Drejtoria e Artit dhe Kulturës, Teatri “Bylis” do të kenë një program intensiv edhe në muajt e verës”,- ka vijuar Jorgaqi. 

No comments:

Post a Comment