Është vetëm 15 vjeçe, por pasioni për letërsinë e ka bërë që sot të vijë në këtë botë të madhe krijuesish me një kontribut të veçantë.
Anxhelina Ballaj, nxënëse në shkollën jopublike “Numani” ka ardhur për lexuesin me librin e saj të parë. Novela “Të qenurit 2” është promovuar në Bibliotekën Publike Fier në praninë e shumë intelektualëve, njerëzve të letrave, bashkëmoshatarëve të Anxhelinës etj. Për t’i dhënë një mbështetje krijueses së re merrte pjesë edhe kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj. Të pranishmit uruan talenten e re për suksese të mëtejshme dhe krijime cilësore.
No comments:
Post a Comment