Monday, June 4, 2012

Mikail Papuçiu, ekspozitë në Fier





Foto: Mikail Papuçiu, ekspozitë në Fier

“Fugit irreparabile tempus” zbret në Galerinë e Arteve në Fier.  Fluturimi i pandreqshëm i kohës, ka ardhur me një përjetim shumë më ndryshe nga piktori Mikail Papuçiu. Ajo kohë që ikën nuk mund të kthehet më kurrë, ajo ikën, shkrin si dëbora, rrëshqet si rëra nëpër duar. Kjo është ajo çka ka dashur të përcjell autori i ekspozitës së çelur këto ditë në Fier. Trena të lodhur nga koha, të vjetëruar deri në limite, objekte të rrënuara, makina të ndryshkura e shumë të tjera janë punimet e piktorit . Një kohë që ëshët ndryshkur bashkë me vjeturinat e saj. Ajo kohë që nuk fitohet dhe që në penelatat e Papuçiut, shihet si moment reflektimi , që më pas kthehet në asgjë. Më shumë se 35 piktura  të punuara në vaj, sjellin një stil të veçantë në Fier, të rrallëhasur për nga  tematika dhe gjetja, ku  përveç ndryshkut, tej në horizonte, shihet një dritë  shprese. Autori i mëshon shumë asaj që është njerëzore, humanes.  Ekspozita “Fugit irreparabile tempus”, ka tërhequr vëmendjen e artdashësve fierakë, të cilët kanë shfaqur interes të veçantë për teknikën e përdorimit të ngjyrave, por edhe për tematikën që përcjell ndjesinë e një kohe me tik-tak të ngecur. Këto ditë ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 9 qershor, është vizituar edhe nga kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj.




“Fugit irreparabile tempus” zbret në Galerinë e Arteve në Fier. Fluturimi i pandreqshëm i kohës, ka ardhur me një përjetim shumë më ndryshe nga piktori Mikail Papuçiu. 


Ajo kohë që ikën nuk mund të kthehet më kurrë, ajo ikën, shkrin si dëbora, rrëshqet si rëra nëpër duar. Kjo është ajo çka ka dashur të përcjell autori i ekspozitës së çelur këto ditë në Fier. Trena të lodhur nga koha, të vjetëruar deri në limite, objekte të rrënuara, makina të ndryshkura e shumë të tjera janë punimet e piktorit . Një kohë që ëshët ndryshkur bashkë me vjeturinat e saj. Ajo kohë që nuk fitohet dhe që në penelatat e Papuçiut, shihet si moment reflektimi , që më pas kthehet në asgjë. Më shumë se 35 piktura  të punuara në vaj, sjellin një stil të veçantë në Fier, të rrallëhasur për nga  tematika dhe gjetja, ku  përveç ndryshkut, tej në horizonte, shihet një dritë  shprese. Autori i mëshon shumë asaj që është njerëzore, humanes.  Ekspozita “Fugit irreparabile tempus”, ka tërhequr vëmendjen e artdashësve fierakë, të cilët kanë shfaqur interes të veçantë për teknikën e përdorimit të ngjyrave, por edhe për tematikën që përcjell ndjesinë e një kohe me tik-tak të ngecur. Këto ditë ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 9 qershor, është vizituar edhe nga kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj.


No comments:

Post a Comment