Shkëmbimi i eksperiencave,
vizitë disaditore në Fier
25 artistë, pjesë e Apolo Art Colony, koloni ndërkombëtare e artit viziv janë
pritur nga kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj. Artistët, piktorë nga
vende të ndryshme si; Turqia, Qipro, Maqedonia, Kosova e Shqipëria, kanë marrë urimet
dhe bekimin nga kryebashkiaku Zeqaj për misionin e tyre në përhapjen e vlerave
kulturore e artistike, por edhe të
turizimit, nëpërmjet
artit të tyre pamor, kryesisht të pikturës. Kjo armatë artistësh shoqërohej
nga Saimir Ahmeti, i cili është kujdesur për këtë vizitë disaditore te tyre, por
edhe i udhëheq ata në qendrat arkeologjike që përfaqëojnë histori shumëdimensionale.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Zeqaj pasi bëri një paraqitje të arritjeve të Bashkisë Fier në promovimin e kulturës
dhe turizimit, duke theksuar se ky vit për administratën e tij është
cilësuar si Viti i Turizimit , kryebashkiaku Zeqaj
falenderoi artistët për punën dhe përkushtimin e tyre në përçimin e vlerave të trevës
sonë.
“Ne e shohim
zhvillimin përmes artit dhe kulturës dhe jo përmes politikës së sloganeve. Dua
t’ju përgëzoj për përkushtimin tuaj,pasi jo vetëm që shkëmbeni eksperienca mes
jush, por i bëni edhe promocionin e duhur turizmit, të cilin ne e kemi
prioritetin tonë të parë”, - ka vijuar Zeqaj.
Ndërkohë
mozaicisti,Sajmir Strati u shpreh se e ka nder dhe detyrë të jap për Fierin çdo
lloj kontributi. Nga ana e tyre artistët u ndalën në bukuritë dhe
resurset që ofron zona jonë e vecanërisht pjesët përbërëse, tashmë të
pamohueshme për atë që sjellin, siç janë; qyteti antik i Apolonisë, ai i
Bylisit, zona e bukur bregdetare etj. Në punimet e tyre duken qartë motivet dhe bukuritë
e këtyre zonave. Artistët do të ndalen për dhjetë ditë në trevën tonë, duke
sjellë në
fund të qëndrimit të tyre pamje të paharrueshme nga tradita,
kultura, dhe bukuria e pamohueshme e zonës
së Fierit.
No comments:
Post a Comment