Friday, June 29, 2012
Mbyllet kursi kinematografik “CINEFIER 2012”
Ceremonia e prezantimit të filmave me metrazh të shkurtër.
Mbyllet me sukses kursi tremujor për aktorët, regjisorët, skenaristët dhe operatorët e rinj. Kanë qenë gjithsej 17 nxënës të talentuar të shkollave të mesme nga rrethi i Fierit, ata që u bënë pjesë e “CINEFIER 2012”. Nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Bujar Alimani, të rinjtë e apasinouar kanë arritur të mësojnë jo vetëm të krijojnë në gjini të ndryshme, por edhe t’i prezantojnë ato në filma me metrazh të shkurtër. Këta të fundit janë shfaqur për publikun në mbrëmjen e mbylljes, organizuar në Teatrin “Bylis”. Pjesë e këtij aktiviteti përmbyllës, kanë qenë edhe emra të mirënjohur të artit kinematografik, si: Artan Minarolli, Saimir Kumbaro, Luftar Paja, Mehmet Xhelili, si dhe përfaqësues të Bashkisë Fier. Pas përshëndetjes së drejtorit të Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë Fier, Frederik Jorgaqi, ka qenë radha e shpërblimit të punës tremujorë të të rinjve. Për të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë certifikatat përkatëse, ndërsa nuk ka munguar dhe dhurata e të rinjve për kryebashkiakun Zeqaj, si shenjë falënderimi për përkrahjen. Gjatë ceremonisë, do të spikaste vlerësimi që regjisori Saimir Kumbaro do t’i bënte Fierit, duke e quajtur “kryeqyet të kulturës”, ndërsa kryetari Zeqaj ka premtuar mbështetje të aktiviteteve të niveleve të tilla.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment