Friday, June 29, 2012

Inaugurohet në Fier zyra rajonale e Avokatit të Popullit.



Kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj , ashtu sic kishte premtuar, siguroi një ambient për Avokatin e Popullit. Ky i fundit gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë së Fierit nënshkroi edhe marrëveshjen për zyrën rajonale, e cila ndodhet në ambientet e bashkisë. Zyra rajonale është pjesë e strategjisë së Avokatit të Popullit dhe e filozofisë së Avokatit të Popullit si një avokat proaktiv. Kryebashkiaku i Fierit deklaroi se cdo filozofi që vjen në shërbim të qytetarëve do të gjej mbështetjen e tij dhe të Bashkisë që ai drejton. Kjo zyrë rajonale do të shërbejë si: zyrë për pritjen, orientimin dhe këshillimin e popullit, për mbledhjen e ankesave të qytetarëve, mediacion mes Avokatit të Popullit dhe Bashkisë së Fierit, monitorim të shërbimeve sociale etj. Avokati i Popullit u takua gjatë kësaj vizite dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe priti një numër të madh qytetarësh, të cilët depozituan ankesa pranë ekspertëve të Avokatit të Popullit.

No comments:

Post a Comment