Monday, October 29, 2012

Fier: 100-vjetori i Pavarësisë vjen me një ekpozitë unike nga Kozma Dashi

Celet në Fier ekspozita “Për Mëmëdhenë”, konceptuar si një mozaik  kartolinash nga koleksionisti i njohur Kozma Dashi. Kjo ekspozitë, një risi për qytetin,  përmban 12 rubrika, me mbi 60 korniza dhe mbi 600 njësi fotografike si kartolina, tablo e gravura, dokumenta e koleksione flamujsh  e monedhash, të gjitha origjinale. Materialet e sjella u ekspozuan për herë të parë, ndërsa autori ishte kujdesur t’i vendoste ato me një rrjedhë kronologjike në kohë e zhvillim. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, do të ishte kartolina e parë e lançuar nga koleksionisti, për të vijuar më tej me Pavarësinë e Shqipërisë, me figura e partiotë të shquar kombëtarë. Autori solli po ashtu edhe Shkodrën e rrethuar të vitit 1913, Princ Vidin, Luftën e Parë Botërore, mbretin Zog I, Skënderbenë  e deri  objekte të tilla siç është pllaka e gramafonit të këngëtarit të mirënjohur të qytetit të Fierit, Kiu Poro. Për ta ndjekur ekspozitën merrnin pjesë njerëz të artit dhe të kulturës, intelektualë, qytetarë artdashës si dhe kryetari I Bashksië Fier Baftjar Zeqaj.
Në fjalën e tij drejtori i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës, Frederik Jorgaqi u shpreh se kjo ekspozitë është tepër e veçantë, si një gjerdan shumëngjyrësh kartolinash të thurura me mjeshtëri nga koleksionisti Dashi.
“ Na ka mbledhur në këtë ekspozite krejt të veçantë koleksionisti Kozma Dashi. Jemi mësuar që në këtë mjedis të shohim vepra të artit pamor si portrete,  peizazhe, tablo, skulptura edhe sot ato janë të pranishme, por në një trajtim krejt ndryshe. Syri i mprehtë prej artisti i dhjetra fotografëve ka fiksuar vende historike, ngjarje e personalitete të rëndësishme, tablo dhe mjaft dukuri e objekte të historisë së popullit tonë. Të gjitha këto vlera që përbëjnë një kujtesë të çmuar historike të atdheut tonë, na vijnë në këtë 100-vjetor të Pavarësisë si një gjerdan shumëngjyrësh kartolinash, të thurura plot kulturë e shije nga koleksionisti ynë i shquar Kozma Dashi”.
Vetë autori i ekspozitës Kozma Dashi u shpreh se kjo ekspozitë është trajtuar si një mozaik kartolinash që ai e bën për popullin e vetë në këtë jubile të Pavarësisë.
“E kam konceptuar kështu. Pra, një kartolina për 100-vjetorin e Pavarësisë. Kam sjell të gjitha fotot origjinale. Vijnë në këtë ekspozitë  rreth 600 njësi fotografike si kartolina,  dokumenta e koleksione të ndryshme. Materialet shfaqen për herë të parë, ndërsa siç e thamë edhe më lart, janë vendosur në rrjedhë kronologjike. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Pavarësia e Shqipërisë,  Luftën e Parë Botërore, figura si; mbreti Zog I, Skënderbeu etj”, ka thënë ndër të tjera koleksionisti Dashi.
Sikurse u bë një prezantim i shkurtër nga kreu i Drejtorisë së Artit, Frederik Jorgaqi, koleksionisti Kozma Dashi u takon atyre djemëve të Fierit që kanë qenë gjimnazistë e studentë të shkëlqyer në mësime. Dashi  mbaroi për inxhinieri  elektrik e dhe mori pjesë në ndërtimin e Hidrocentralit të Fierzës. Më pas në Fier në TEC e më vonë projektues i suksesshëm i sistemeve elektrike. Gjatë viteve 1990 Kozmia diti me mençuri të ndërthurë  profesionin e inxhinierit elektrik me atë të biznesmenit të suksesshëm. Të gjitha këto s’i kanë mjaftuar dhe s’e ka ndier veten asnjëherë të kompletuar pa të shfaqurit e vetes si një intelektual me interesa të gjera dhe me shpirt të ndjeshëm e të hollë. Kultura e tij është e gjithanshme; letrare, historike, muzikore etj,  ndaj ai është i pranishëm dhe kontribues në realizimin e një sërë veprimtarive kulturore e artistike. Kozma Dashi njihet si një njeri me pasion të jashtëzakonshëm për të zbuluar, mbledhur, koleksionuar e sistemuar objekte, sende, vepra arti, dokumenta, të cilat janë me vlera të mëdha historike, dokumentarë, artistike e muzeale. Të gjitha këto, sipas Jorgaqit, Dashi i realizon si një njeri me kulturë të gjerë e  sy të mprehtë  kërkuesi. Kozma Dashi di të  dallojë  vlerën që u qëndron kohërave nga gjërat e rëndomta, të njohë historinë, njerëzit që e kanë bërë atë, vendet ku fshihen apo ruhen materialet e vyera, pra, ai e ka bërë këtë punë falë një pasioni e këmbënguljeje, aftësie komunikuese etj…

Dhuna në familje, takim në qytetin e Fierit

Bashkia Fier në bashkëpunim me  Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, zhvilluan në Fier një takim Rajonal mbi ngritjen e mekanizmit të koordinimit dhe referimit ndaj dhunës në  familje.  Kjo veprimtari e mbështetur nga programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me fonde të qeverisë  suedeze pati si qëllim të evidentojë një punë sistematike në mbrojtjen e të drejtës së gruas dhe në disiplinimin tërësor të barazisë gjinore. Kryetari i Bashkisë Fier Baftjar Zeqaj foli për një skemë të qartë të këtij institucioni lidhur me nismat në kuadër të luftës kundër dhunës në familje. Zeqaj u shpreh se bashkia që ai drejton, po bën një  punë të mirë në lidhje me rastet e paraqitura, për t’u krijuar grave apo familjeve të dhunuara asistencë gjithëpërfshirëse në rehabilitim të tyre. Pas fjalëve të rastit, Zeqaj  firmosi   marrëveshjen e bashkëpunimit për ngritjen e mekanizmit të referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje. Po ashtu, përfaqësues të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, folën për nismat e qeverisë shqiptare lidhur me luftën kundër dhunës në familje, ndërsa Aurela Bozo, eksperte e UNDP-së kundër dhunës ndaj gruas prezantoi ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për adresimin e dhunës ndaj grave.

Tuesday, October 23, 2012

Fier: Ekspozitë fotografike me tablo nga veprat e Çetirëve në Myzeqe

Në Galerinë e Arteve  në Fier është celur   ekspozita fotografike me tablo nga veprat e Çetirëve nga tempujt e Myzeqesë. Para se të pranishmit të vizitonin tablot  fotografike,  drejtori i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë Fier, Frederik Jorgaqi, drejtori i Galerisë së Artit,  Pandeli Lena dhe Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe Myzeqesë kanë vlerësuar këtë ekspozitë  tepër të rallë, sipas tyre,  të familjes së Çetirëve  të Myzeqesë, të cilët  kanë shprehur talentin dhe aftësitë e tyre, duke  punuar në 12 kisha  të mëdha dhe të reja të Myzeqesë,  që nga Berati deri në Karavasta,  me tablo të pikturuara, ikonastase  të gdhendura  në dru etj.
Po ashtu, për të pranishmit u dha një koncert bizantin i korit të Kryepeshkopatës Ortodokse të Tiranës. Pas këtyre prezantimeve, të pranishmit u njohën me veprat e paraqitura.

Wednesday, October 17, 2012

Konsulli Italian në Vlorë, Stefano Bergesio, takim me kryetarin e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj

Photo: Konsulli Italian në Vlorë, Stefano Bergesio, takim me kryetarin  e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj 

Konsulli Italian në Vlorë, Stefano Bergesio ka zhvilluar një vizitë prezantuese edhe në qytetin e Fierit. Gjatë takimit të zhvilluar me kryetarin  e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, ai ka premtuar se do të mundohet që të krijojë mundësi dhe lehtësira bashkëpunimi me Fierin në të gjithë sektorët. Theksi i takimit zyrtar dypalësh u vu, në veçanti, në ekonomi dhe kulturë, ndërsa të pranishmit u shprehën se në Fier ka një numër të madh biznesesh italo-shqiptare dhe ky bashkëpunim i mirë duhet të vazhdojë dhe më  tej. Po ashtu, konsulli u shpreh se kjo vizitë ka si qëllim integritetin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 
“Vizita ime ka si qëllim   integritetin e marrëdhënieve dypalëshe dhe unë në emër të institucionit që drejtojë, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte  të fushave të ndryshme”,-ka deklaruar ndër të tjera konsulli. 

Kryetari i  Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj  falënderoi konsullin për vizitën, ndërsa u shpreh se Fieri është vendi i potencialit ekonomik. Zeqaj tha se bashkëpunimi me palën italiane ka qenë përherë i frytshëm.

Në fund të takimit të dyja palët  folën për  forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy shteteve,  për të bërë binjakëzime me rajone të përafërta italiane për shkëmbim eksperience dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Tuesday, October 9, 2012

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu takohet me kryetarin e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj. Në qendër të bisedimeve, Qarku Fier. Arvizu flet edhe për statusin e vendit kandidat.

Photo: Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu takohet me kryetarin e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj.  Në qendër të  bisedimeve, Qarku Fier. Arvizu  flet edhe për statusin e vendit kandidat.

Ngërçi i krijuar në Këshillin e Qarkut Fier ka sjell në qytetin myzeqar ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu. “Jam këtu në Fier për ngërçin politik për Këshillin e Qarkut të Fierit”,- deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga qyteti i Fierit. Takimi i parë i tij u ndal në zyrën e kryetarit të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj. Ky i fundit i ka uruar mirëseardhjen kryediplomatit amerikan, ndërsa bisedimet mes tyre kanë vijuar mbi çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e njësive vendore, decentralizimin  e, në veçanti, për problemet e lindura në Qarkun Fier.
Pas takimeve edhe me palë të tjera të përfshira në problemet e Qarkut Fier, ambasadori doli në një deklaratë për mediat, ku do të shprehej:
“Kemi vendosur të jemi sot këtu në Fier. Qartazi pyetja e madhe është gjithçka që ka tërhequr vëmendje lidhur me ngërçin politik për paaftësinë e Këshillit të Qarkut për të funksionuar si duhet. Kjo është për t’u ardhur keq se të përzgjedhurit nga qytetarët nuk kanë mundësi për të kryer funksionet e tyre dhe kjo do të ndikojë në mënyrën se si do të qaseni drejt zgjedhjeve në zgjedhjet e përgjithshme. Ndihej që kemi marrë një informacion më të mirë dhe do të zhvillojmë më shumë diskutime në Tiranë”,- tha Arvizu. 
Arvizu garantoi se problemin e Qarkut të Fierit do e diskutojë në kryeqytet sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa  bëri thirrje që gjykatat të veprojnë të pavarura politikisht. 

Në të njëjtën kohë, duke qenë vetëm një ditë larg  vendimit   për çështjen e  statusit të vendit kandidat në BE,  ambasadori i SHBA,  Aleksandër Arvizu  ka zbardhur  thelbin e raport-progresit  të KE për Shqipërinë. Nga qyteti myzeqar, Arvizu deklaroi se  kishte lexuar me shumë vëmendje  deklaratat e ardhura  gjatë kësaj kohe nga Brukseli.  Sipas tij, deklaratat flasin për një masë kritike pune të Shqipërisë  gjatë kësaj kohe.
“Ne gjendemi një ditë para se të dalë raport-progresi lidhur me statusin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ambasadori Sequi mund ta trajtojë në mënyrë më specifike, por ka një çështje bazë që do të doja ta theksoja. I kam lexuar të gjitha deklaratat që kanë ardhur nga Brukseli dhe diçka që kam vënë re është se ata flasin për një masë kritike pune, përsa u përket rekomandimeve specifike që janë bërë. Unë mendoj se kjo u referohet individëve të veçantë dhe çështjeve specifike në legjislacion, siç është refoma parlamentare, heqja e imunitetit dhe ligji për Gjykatën e Lartë etj. Të gjitha këto janë të rëndësishme dhe askush nuk e mohon këtë, por mua më duket, që nënkuptohet një masë kritike që shkon  përtej kësaj. Nënkupton vullnetin për të ndërmarrë vendime në mënyrë që gjykatat të operojnë të pavarura dhe larg ndikimeve politike, në mënyrë që vendimet që do të merren të jenë të hapura, objektive dhe të pasqyrojnë interesat e qytetarëve”, tha Arvizu.

Ky i fundit, vijoi më tej, duke thënë se Shqipëria është  një vend i vogël, por të gjithë duhet të besojnë se ky vend do të ketë përparim për të patur institucione të pavarura dhe shtet ligjor.
 
“Ky nuk është një vend i madh.Është një vend i vogël,  ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe është e pamundur të ruash sekretet nga njëri- tjetri, prandaj do doja të shtoja zërin tim dhe zërin e SHBA për gjithë ata në Europë që shpresojnë, që do të ketë përparim të fuqishëm këtu, për forcimin e shtetit ligjor, për forcimin e institucioneve të pavarura, pasi duke  bërë kështu, nuk është një përpjekje partiake e, kjo gjë nuk mbështet më shumë një parti se sa një parti  tjetër. Kjo gjë është në interes të qytetarëve”,-vijoi ambasadori.

Monday, October 8, 2012

“The red in the bedroom” , fantazia “çmendurake” e artistit Fate Velaj

Piktori dinamik, Fate Velaj erdhi në Fier me ekspozitën e tij me piktura dhe fotografi, ekspresionin dhe magjinë e artit të gjallë. Në ambientet e Galerisë së Arteve në Fier, punët e Velajt mblodhën intelektualë dhe përfaqësues të  pushtetit vendor, drejtues të institucioneve, artistë e miq të autorit.
Me një diapazon të gjerë krijuesi, piktori Velaj kishte paraqitur në këtë ekspozitë mbi 15 piktura dhe rreth 50 fotografi nga jeta sociale e një vendi, duke sjellë dëshmi të gjalla të fiksuara në celuloid. Ajo që binte në sy ishte kapërcimi melodioz që autori bënte sa në pikturë edhe në fotografi, sa me përjetime e imagjinata derdhur në telajo, aq edhe me kapjen e një momenti, një momenti çfarëdo që shpreh padyshim shumë.
Vetë Velaj  do të shprehej se ekspozita antologjike, “The red in the bedroom” (E kuqja në dhomën e gjumit) do të vinte si rrjedhojë e një inspirimi krejtësisht rastësor që autori pati. Në atë dhomë, ku gjithçka përjetohet me ngjyrat  reale dhe qetësinë e natyrshme.
 “... Mendimet e para mbi ciklin “The red in the bedroom” (E kuqja në dhomën e gjumit) më erdhën pasi lexova romanin “L’amour fou” (Dashuri e çmendur) të André Breton. Gjatë realizimit të këtyre veprave, nuk kam dashur kurrë të hyj në detaje, bile kjo as më ka interesuar ndonjëherë. Gjithmonë kam dashur të analizoj atmosferën... dhe në këtë rast ‘brenda dhomës së gjumit’... Aty ndien aromën e gjithçkaje... të mallit, të së bukurës, të xhelozisë e frikës... të seksit, dëshirës e pasionit... dhe mbi të gjitha dashurisë...” – shprehet artisti Velaj.
Në të gjitha punimet sqimatare të autorit, shihej qartë simbioza mes të  dyjave: pikturës dhe fotografisë. E ndërsa,  piktura e tij është  e veshur me velin modern të krijimit, kompozimit e servirjes, fotografia që sjellë Velaj,  bart me vete gjithë gamën jetësore, atë që ne të gjithë e shohim , e prekim, e pranojmë, e ndryshojmë , e kërkojmë. Të gjithë këta element bënë që artdashësi fierak të shijonte vepra me vlera ideo-artistike të shumëlarmishme, kolorit ngjyrash, kontrast  çastesh etj.