
Konsulli Italian në Vlorë, Stefano Bergesio ka
zhvilluar një vizitë prezantuese edhe në qytetin e Fierit. Gjatë takimit të
zhvilluar me kryetarin e Bashkisë Fier, Baftjar
Zeqaj, ai ka premtuar se do të mundohet që të krijojë mundësi dhe lehtësira
bashkëpunimi me Fierin në të gjithë sektorët. Theksi i takimit zyrtar dypalësh
u vu, në veçanti, në ekonomi dhe kulturë, ndërsa të pranishmit u shprehën se në
Fier ka një numër të madh biznesesh italo-shqiptare dhe ky bashkëpunim i mirë
duhet të vazhdojë dhe më tej. Po ashtu,
konsulli u shpreh se kjo vizitë ka si qëllim integritetin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Vizita
ime ka si qëllim integritetin e marrëdhënieve dypalëshe dhe unë në
emër të institucionit që drejtojë, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar në
projekte të fushave të ndryshme”,-ka deklaruar ndër të tjera konsulli.
Kryetari i
Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj falënderoi konsullin për vizitën, ndërsa u
shpreh se Fieri është vendi i potencialit ekonomik. Zeqaj tha se bashkëpunimi me
palën italiane ka qenë përherë i frytshëm.
Në fund të
takimit të dyja palët folën për forcimin
e marrëdhënieve miqësore midis dy shteteve, për të bërë binjakëzime me
rajone të përafërta italiane për shkëmbim eksperience dhe përmirësimin e shërbimit
ndaj qytetarëve.
No comments:
Post a Comment