
Në Galerinë e Arteve në Fier është celur ekspozita fotografike me tablo nga veprat e Çetirëve nga tempujt e Myzeqesë. Para se të pranishmit të vizitonin tablot fotografike, drejtori i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë Fier, Frederik Jorgaqi, drejtori i Galerisë së Artit, Pandeli Lena dhe Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe Myzeqesë kanë vlerësuar këtë ekspozitë tepër të rallë, sipas tyre, të familjes së Çetirëve të Myzeqesë, të cilët kanë shprehur talentin dhe aftësitë e tyre, duke punuar në 12 kisha të mëdha dhe të reja të Myzeqesë, që nga Berati deri në Karavasta, me tablo të pikturuara, ikonastase të gdhendura në dru etj.
Po ashtu, për të pranishmit u dha një koncert bizantin i korit të Kryepeshkopatës Ortodokse të Tiranës. Pas këtyre prezantimeve, të pranishmit u njohën me veprat e paraqitura.
No comments:
Post a Comment