Kryediplomatja gjermane në Tiranë, Carole Müller-Holtkemper, ka
vizituar qytetin e Fierit, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë
Baftjar Zeqaj. Ky i fundit,pasi
prezantoi prioritetet e zhvillimit të qytetit, i ka kërkuar ambasadores
bashkëpunim për rehabilitimin e lumit Gjanica. Zeqaj ka deklaruar se
ekziston një studim për sistemimin e lumit, prandaj, sipas tij, do të
ishte me interes për qytetin, nëse një nga firmat gjermane që operon në
Shqipëri, do ta merrte përsipër këtë investim. “Ne kemi disa
prioritete të përqendruara kryesisht në mjedis. Ato kanë të bëjnë me
sigurimin e një deboratori për ujërat e zeza, mbetjet urbane, por ajo që
është plagë e qytetit, mbetet ndotja e lumit Gjanica. Sot, Bashkia Fier
ka nja studim për pastrimin dhe sistemimin e Gjanicës dhe do të ishte
me shumë interes të na ndihmonit me investime në rehabilitimine tij”, -
ka theksuar ndër të tjera Zeqaj.
Nga ana e vet, ambasadorja ka
siguruar se do të ketë vëmendjen e duhur ndaj këtij problemi të mprehtë,
por ajo ka kërkuar që Bashkia Fier ta nisë edhe njëherë këtë projekt
në drejtim të qeverisë shqiptare dhe, kjo e fundit, nëse bindet që
Gjanica është problem për komunitetin, të kërkojë bashkëpunim me
gjermanët.
“Ne, aktualisht po bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare në tri prioritete: qeverisjen e mirë, pra reformat në administratë; bashkëpunojmë për ujësjellësin, si dhe në fushën e energjisë. Në këtë kuadër, mundemi që në 2014 - ën ta shohim edhe mundësinë e kërkesës suaj, por gjithmonë nëpërmjet qeverisë shqiptare. Unë besoj shumë se ky projekt gjen mbështetje te pala gjermane, por pastrimi është më shumë një problem administrativ, sesa teknik. Pra, duhet të dini që, edhe nëse e marrim përsipër këtë investim, ata që e ndalin ndotjen, jeni vetë ju. Shteti shqiptar duhet të ndëshkojë kompanitë ndotëse të naftës. Të vendosë sanksione dhe gjoba në rast shkeljesh. Kështu ndodh në çdo vend të BE - së”, - ka vijuar kryediplomatja gjermane.
Më pas, ambasadorja Holtkemper ka deklaruar se Fieri është një rajon i frytshëm. Po ashtu, në takim u diskutua edhe për zhvillimin e turizmit historik dhe arkeologjik, duke pasur parasysh që gjermanët kanë bërë disa herë ekspedita në Apoloni. Kryediplomatja ka takuar dhe bashkëbiseduar për një sërë problemesh të tjera edhe me administratën e Bashkisë Fier dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
* * *
Ambasadorja gjermane, Carole Müller-Holtkemper e shoqëruar nga kryebashkiaku Baftjar Zeqaj kanë vizituar nga afër ambientet e një prej firmave më të suksesshme në Fier, AlbStar. Hotkemper mbeti e befasuar nga puna, disiplina, ambientet e AlbStar etj. Aty, kryediplomatja u prit nga presidenti i firmës, Sadik Ismailaj, i cili shpjegoi mënyrën e të funksionuarit të kësaj kompanie. AlbStar është themeluar në vitin 1995 në Fier. Kjo kompani është një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, në fushën e shërbimeve inxhinierike, në veprat hidraulike, në infrastrukturë, në industrinë mekanike, industrinë e naftës dhe gazit etj.

No comments:
Post a Comment