Tuesday, October 2, 2012

Përurohet Qendra Kulturore e Fëmijëve në Fier . Zeqaj: Do të vijojmë përpjekjet për pajisjen me mjetet didaktike



 

   Prej afërsisht 25 vjetësh, Qendra Kulturore e Fëmijëve në qytetin e Fierit ka zhvilluar aktivitetet e saj në një gjendje të mjerueshme. Në këto kushte, Bashkia e Fierit, me një fond të vetin prej 32 milion lekësh, ka kryer rikonstruksionin e godinës dykatëshe si dhe ambietet e saj të brendshme. Pikërisht, sot, në prani të autoriteve lokale si dhe të kreut të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, është bërë inaugurimi i kësaj qendre. “Ky institucion kulturor do të bëjë të mundur, që fëmijët e shkollave të Fierit dhe jo vetëm, të edukohen dhe të argëtohen pas procesit mësimor në mjedise me të vërtetë model. Unë falenderoj Bashkinë Fier për këtë investim madhor dhe në veçanti kryetarin e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, i cili, si askush tjetër, ka ndjekur hap pas hapi punimet, duke inspektuar herë pas here punën gjatë rikonstruksionit”, - është shprehur drejtoresha e këtij institucioni, Majlinda Verria. Ndërsa kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, pasi ka uruar fëmijët është shprehur se përpjekjet e bashkisë nuk do të reshtin, për të ndihmuar fëmijët. “Ne do të vazhdojmë më tej, që këtë qendër ta pajisim me të gjithë didaktikën e nevojshme, që fëmijet ta ndiejnë më mirë veten për të shprehur talentin e tyre”,- ka vijuar zeqaj.
Më pas të pranishmit vizituan ambientet e brendshme të qendrës. Tashmë çdo fëmijë fierak do të ketë vatrën e vet kulturore për të kultivuar talentin e tij.

No comments:

Post a Comment