Moshim aktiv dhe solidaritet midis brezave. Ka qënë ky slogani i një aktiviteti të zhvilluar ditën e
sotme në ambientet e shkollës “Jakov Xoxa” në qytetin e Fierit, në
kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. Në këtë aktivitet ishin
të pranishëm, kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, drejtoresha e
Shtëpisë së të Moshuarve, Vasilika Mëngjesi, përfaqësues të programit
vullnetar të Kombeve të Bashkuara në Fier etj. Fjalën përshëndetëse e
mbajti Vasilika Mëngjesi, e cila përshëndeti të pranishmit dhe ftoi
Kryebashkiakun të hapte këtë aktivitet. “1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e
të Moshuarve me jep rastin të përcjell mesazhin e solidaritetit për ju
nëna e baballarë. Ju që keni dhënë kontribut në ndërtimin e vendit dhe
të jetës, për humanizmin, përkushtimin, vuajtjet dhe mundimet, për
gjithçka që keni kaluar në rrugën tuaj të gjatë”, - ka thënë në fjalën
hyrëse kreu i bashkisë, i cili më pas premtoi se Bashkai Fier do të
rrisë edhe më shumë vëmendjen dhe kujdesin për këtë moshë. Më pas fjalën
e mbajti Ermira Pirendi, drejtoreshë e shoqatës shqiptare për të gjitha
moshat, e cila falenderoi kryebashkiakun Zeqaj për pjesëmarrjen,
përfaqësuesit e UNV dhe bëri thirrje për mbështetje dhe ndihmesë për
moshat e treta.
V.O Më poshtë, fjala e kryetarit të Bashkisë në kuadër të kësaj dite
Përshëndetje të gjithëve!
1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve me jep rastin të përcjell mesazhin e solidaritetit për ju nëna e baballarë. Ju që keni dhënë kontribut në ndërtimin e vendit dhe të jetës, për humanizmin, përkushtimin, vuajtjet dhe mundimet, për gjithçka që keni kaluar në rrugën tuaj të gjatë.
Si i pari i qytetit, ndihem i obliguar që këtë ditë ta kthej në nderim dhe përulje për sakrificat tuaja. Bashkia Fier, një ndër prioritetet kryesore ka edhe shërbimin social. Ne kemi investuar për moshat e treta. Vetëm gjatë një viti ne kemi rikonstruktuar qendrën për të moshuarit. Po ashtu, ka vetëm pak kohë që kemi kthyer në oaz argëtimi e çlodhjeje vendqëndrimin e të moshuarve pranë shatërvanit të qytetit. Shumë shpejtë do të hapim një qendër sociale për shtresat në nevojë, ku edhe të moshuarit do të gjejnë aksesin e nevojshëm.
Në programin e punës sonë janë përcaktuar qartë objektiva për lehtësimin e jetës suaj. Ne kemi parashikuar, po ashtu, të ndërtojmë një godinë të re për Shtëpinë e të Moshuarve, përveç shërbimeve të tjera komunitare ditore. Bashkia Fier ka dhënë gjithë kujdesin e nevojshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës suaj dhe do të vazhdojë të rrisë kujdesin për moshën e tretë, pasi Ju jeni detyrimi parësor dhe më madhor i çdo shoqërie e qeverisjeje.
Objektivat tona përputhen me deklaratën politike dhe planin ndërkombëtar mbi moshimin, shpallur nga Asambleja e Dytë Botërore në Madrid në vitin 2002. Sot, në kuadër të 10-vjetorit të Vitit Evropian për Moshimin Aktiv dhe solidaritetin midis brezave, në bashkëpunim me Shoqatën “Shoqëria shqiptare për të gjitha moshat” dhe vullnetarët e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ne bashkohemi në një aktivitet sensibilizues për një Moshim Aktiv.
Në kuadër të kësaj dite, unë përshëndës dhe falenderoj për kontributin e çmuar shumëvjeçar çdo të moshuar; ata që jetojnë me fëmijët e ata që jetojnë vetëm, ata që jetojnë në azil e ata që jetojnë në qendra të tjera komunitare dhe u premtoj se Bashkia Fier do të zbatojë programe që synojnë evidentimin dhe trajtimin e problemeve të moshës së tretë.
Kryetari i Bashkisë
Baftjar Zeqaj

No comments:
Post a Comment