Kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar mori pjesë në përurimin e Kopshtit Kulturor Shqiptar
“Nënë Tereza” në Cleveland të SHBA. Ceremonia u zhvillua në Kopshtin
multikulturor “Rockefeller”. Kryebashkiaku Zeqaj ka qenë në këtë
përurim së bashku me presidentin shqiptar Bujar Nishani, i cili u shpreh
se Nënë Tereza ka zhdukur kufijtë duke i afruar njerëzit me
njëri-tjetrin dhe e vlerësoi shenjtoren si dritën e shpresës dhe
respektit. Po ashtu, Zeqaj, nga ana e vetë, nderoi humanisten shqiptare,
duke e quajtur atë krenari për mbarë kombin tonë. Në këtë veprimtari të
organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Clevelandit merrnin pjesë,
po ashtu, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Gilbert Galanxhi, kryetari i Bashkisë së Clevelandit, Frank Jackson,
kreu i shoqatës Adem Meta, këshilltarja bashkiake dhe presidentja e
shoqatës Dona Brady, përfaqësues të diasporës shqiptare dhe qindra
qytëtarë të Clevelandit. Pasi u mbajtën fjalimet e rastit, u zbulua edhe
shtatorja kushtuar “Nënë Terezës”. Ky aktivitet ishte një kontribut i
Bashkisë së Fierit dhe asaj të Clevelandit në saj edhe të binjakëzimit
të këtyre dy bashkive. Po ashtu, kontribut, që u vlerësua, dha edhe
Shoqata Shqiptaro-Amerikane në Clevelan, e cila u nderua nga Presidenti
i Republikës, Bujar Nishani me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, për
punën e palodhur në promovimin e kulturës dhe imazhit të Shqipërisë dhe
shqiptarëve në Cleveland.
No comments:
Post a Comment